- Reklamë -spot_img
32.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetCovid-19 në vend, ja sa raste të reja konfirmohen gjatë 24 orëve...

Covid-19 në vend, ja sa raste të reja konfirmohen gjatë 24 orëve të fundit

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme nuk regjistrohet asnjë viktimë nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1035 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 271 qytetarë, në këto bashki: 183 në Tiranë, nga 9 qytetarë në Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, 8 në Sarandë, 7 në Berat, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë Himarë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Durrës, Patos, Lushnje, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Korçë, Kolonjë, Kuçovë, Gramsh.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Janë shëruar 73 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,471 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (23 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 271
Të shëruar në 24 orë 73
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1035

Testime totale 1,841,267
Raste pozitive 278,211
Raste të shëruara 273,471
Raste Aktive 1,243
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 929
Fier 86
Vlorë 72
Durrës 33
Lezhë 26
Gjirokastër 22
Korçë 20
Elbasan 18
Berat 18
Shkodër 13
Dibër 4
Kukës 2

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj