- Reklamë -spot_img
32.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetÇmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në një muaj!...

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në një muaj! Bordi në Shqipëri nuk e prish “terezinë” e tij

- Reklamë -spot_img

Çmimi i karburantëve në vend prej fillimit të luftës në Ukrainë doli nga ‘binarët” duke krijuar një kaos.

Ndërkohë që qeveria pasi e la situatën në gjendje të lirë për disa ditë, mori vendimin për krijimin e një bordi i cili do merrej me vendosjen e standartit të çmimit, që do ishte i detyruar të zbatohej në të gjithë pikat e karburantit në vend.

Në të kundërt, do të aplikoheshin masa ligjore si ndërshkim për mosrespektimin e çmimit tavan të vendosur nga Bordi. Por Bordi në fakt në ushtrimin e detyrës së tij për të stabilizuar çmimin e naftës në treg,ngjall shumë dyshime dhe polemika.

Theksojmë se “Gazeta Reforma” vazhdimisht ka bërë krahasimin midis çmimit të naftës në bursë dhe atij që është vendosur herë pas herë nga Bordi i Transparencës në vendin tonë.  Kemi konstatuar me anë të vlerave krahasuese, se çmimi i vendosur nga Bordi i Transparencs nuk e ka reflektuar çmimin me të cilin nafta shitet në bursë.

Së fundmi Bordi mori vendimi që nafta të shitej më çmimin më të lartë që është shitur që nga fillimi i krizës, por pas disa ditës u “tregua zemërgjerë” dhe e uli me 4 lekë. Tashmë një litër nafte në treg shitet me 261 lekë për litër naftë, çmim i cili vijon të mbetet i pandryshuar edhe pse në Bursë tashmë ka pësuar ulje drastike.

Gjithashtu përtej kësaj, një element tjetër që ne kemi konsideruar si faktor influncues tek çmimi i hidrokarbureve, janë edhe protestat civile kundër rritjes së çmimeve.

Në momentin që ka pasur protesta, jo rastësisht, çmimi i vendosur nga Bordi ka qenë në tendecë rënie, ndërkohë që kur shoqëria civile bën “pauzë” nga rebelimi kundër abuzimeve, çmimet rriten.

Çmimet u ulën ndjeshëm këtë të mërkurë në tregun ndërkombëtar, ku një fuçi naftë shitet për 104 dollarë.

Çmimet ranë në nivelin e tyre më të ulët në rreth një muaj, ndoshta të nxitur nga frika e recesionit.

Një fuçi (159 litra) e tipit Brent të Detit të Veriut kushtoi 110,75 dollarë mëngjesin e së mërkurës, 3,90 dollarë më pak se të martën. Çmimi i një fuçie nafte amerikane WTI ra me 4,08 dollarë në 105,44 dollarë.

Çmimet e naftës janë ende rreth 40 për qind më të larta se në fillim të këtij viti. Kjo ka të bëjë me pushtimin rus të Ukrainës dhe sanksionet perëndimore kundër Rusisë. Ky vend është një nga furnizuesit më të mëdhenj të naftës në botë.  Një fuçi (159 litra) e tipit Brent të Detit të Veriut kushtoi 110,75 dollarë mëngjesin e së mërkurës, 3,90 dollarë më pak se të martën. Çmimi i një fuçie nafte amerikane WTI ra me 4,08 dollarë në 105,44 dollarë./ Përgatiti: Gazeta Reforma

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj