- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetÇështja “Becchetti”, Grida Duma: 120 milion euro do të paguhen nga Shqipëria

Çështja “Becchetti”, Grida Duma: 120 milion euro do të paguhen nga Shqipëria

- Reklamë -spot_img

Deputetja demokrate Grida Duma ka folur ditën e sotme në parlament rreth çështjes “Becchetti” dhe është treguar e ashpër me kritikat ndaj kryeministrit Rama. Duma ka thënë se Rama dilte nëpër emisione gjatë kohës që çështja trajtohej dhe kërcëntonte gjykatësit. Ajo e ka quajtur gjithë ngjarjen një sagë mashtrimesh që ka kosto shumë të rëndë.

Deputetja e PD tha se 120 milion euro dëm janë shkaktuar për shkak të ndërhyrjes së qeverisë.

“120 milion euro do të paguhen nga Shqipëria. Nga pikëpamja politike keni zhytur vetveten në të njëjtën gropë. 120 milion euro dëm kanë ardhur sepse keni ndërhyrë ju. Nuk ka rëndësi se si e kemi gjetur ne vendimin, por çështja sot është kjo ka ndodhur. Ne shpesh vuajmë nga memoria e shkurtër. Edi Rama që gjatë kohës që trajtohej çështja Beçheti dilte nëpër emisione dhe vetëm bërtiste. Gjatë kohës që çështja ishte ne gjykatë kërcënonte gjykatësit. Është një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike që ka një faturë shumë të rëndë”, tha Duma.

Kujtojmë që ditën e sotme në seancën parlamentare kryeministri Rama tha se komisioni për çështjen “Becchetti” pasi biznesmeni Italian është i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe se komisioni në fjalë do të shkelte parimet dhe interesat kushtetuese e do të zbulonte të dhëna konfidenciale.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj