- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreRajoni - BotaBotaCeremonia e Çmimit Nobel do të kufizohet sërish, ja çfarë bëhet shkak

Ceremonia e Çmimit Nobel do të kufizohet sërish, ja çfarë bëhet shkak

- Reklamë -spot_img

Ceremonia e Çmimit Nobel do të zhvillohet online për të dytin vit radhazi dhe shkak për këtë është bërë pandemia globale e COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur fondacioni i cili shpërndan Çmimet Nobel.

Mësohet se fituesit do të marrin medaljet dhe diplomat e Çmimit Nobel, në shtëpitë  e tyre. Ndër të tjera fondacioni ka lajmëruar se ngjarjet e prezantimit do të ndërthuren së bashku me një ceremoni çmimesh në Bashkinë e Stokholmit më 10 Dhjetor, që njihet si përvjetori i vdekjes së themeluesit të çmimit Albert Nobel. “Unë mendoj se të gjithë do të donin që pandemia COVID-19 të përfundonte, por ne nuk jemi ende atje, “,tha Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Nobel, Vidar Helgesen në një deklaratë.

Çmimet Nobel për Paqen, do të shpallen rreth datave 4-11 tetor. Fituesit e çmimeve të këtij viti në kimi, letërsi, fizikë, mjekësi dhe ekonomi.

Ndër të tjera për agjencinë  e lajmeve suedeze TT drejtori Ekzekutiv i Çmimeve Nobel, mësohet të ketë thënë, “Është e qartë se në Stokholm dhe Suedi, do të ketë më pak vëmendje rreth ceremonisë së ndarjes së çmimeve dhe banketit, por në nivel global ne përpiqemi të organizojmë një festë vërtet të bukur të fituesve të çmimeve.”

Pandemia kufizoi festimet për të nderuar 12 laureatët e emëruar në vitin 2020. Asnjë banket zyrtar nuk u mbajt për të nderuar fituesit. Në vend të kësaj, arritjet e tyre u njohën dhe u shpërblyen në ceremonitë e ulëta në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj