- Reklamë -spot_img
32.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetBE nuk hap negociatat për Shqipërinë, Berisha nuk ia përton Ramës: Kurrë...

BE nuk hap negociatat për Shqipërinë, Berisha nuk ia përton Ramës: Kurrë nuk çelen me ty, ja arsyet

- Reklamë -spot_img

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministyrit Edi Rama në samitin e zhvilluar sot në Bruksel, i cili do të vendoste fatin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një reagim në llogarinë e tij në rrjetin social  Facebook, Berisha e përshkroi qëndrimin e mbajtur nga kreu i qeverisë në Bruksel, me atë të një “dhie të zgjebosur që mban bishtin përpjetë.”  Sipas opinionit të ish-kryeministrit, pengesa e vërtetë  për integrimin e vendit në BE nuk është vetoja bullgare, por pikërisht mandati i tretë që sipas Berishës është dituar me vota të vjedhura. Kjo deklaratë e Berishës vjen pas deklaratave të kryeministrit Rama nga Brukseli ku shprehej se ai vetë ndodhet në mandatin e tretë të qeverisjes së vendit, por pritja për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE vijon. Kujtojmë se Rama kishte vendosur të mos merrte pjesë në samit, por ndryshoi mendim në momentin e fundit. Gjithashtu gjatë samitit u vendos që negociatat nuk pritet të hapen për vendin tonë.

 

Postimi i Sali Berishës në Facebook

Mandatin e trete nuk e fitove, por e vodhe!

Prandaj kurre nuk çelen negociatat me ty!!

Te dashur miq,

I sfazuar nga ‘JO’ e madhe e lidereve te BE per hapjen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut, Edi Rama u soll sot ne samitin ne te cilin tha se nuk do te shkonte, si nje dhi e zgjebosur qe mban bishtin perpjete!

Ai rrahu gjoksin duke thene si me krenari se: ‘M’u ndesh te fitoja nje mandat te trete qe te vazhdoja te prisja per celjen e bisedimeve dhe ishte shume te thoja te verteten qe arsyeja nuk eshte thjesht Bullgaria.’

Ne fakt, i them ketij hokatari, shkaku kryesor sic pohon edhe ai vete, nuk eshte Bullgaria, por pikerisht mandati i trete i rrembyer nga ai duke vjedhur vota.

Ky eshte shkaku i te gjitha shkaqeve qe me te BE nuk hap negociatat me Shqiperine.

Me Edi Ramen negociatat nuk hapen kurre!

Me 7 korrik te gjithe jeni te ftuar ne proteste!

Largimi i Rames eshte shpetimi i Shqiperise! #sb  /abcneës.al/

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj