Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha uron Friderich Merz për konfirmimin në krye të CDU-së

21:44 22/01/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka përcjellë një mesazh urimi Friderich Merz, i cili u konfirmua në krye të CDU-së.

Në një postim në Twitter mbrëmjen e sotme Lulzim Basha shprehet se PD dhe ai mezi presin të punojnë së bashku në një partneritet të fortë për vlerat evropiane dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë

“Urimet më të përzemërta për partinë tonë simotër CDU për konfirmime Friderich Merz  si udhëheqës i ri i saj. PD dhe unë mezi presim të punojmë gjithnjë e më afër së bashku, në partneritet të fortë për vlerat evropiane dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, shkruan Basha.

Friedrich Merz u zgjodh sot kreu i ri i CDU-së me pothuajse 95 për qind të votave. Në një konferencë online të partisë, 915 nga 983 delegatët kristiano-demokratë votuan për 66-vjeçarin, 16 abstenuan.

Merz pason Armin Laschet, i cili u dorëhoq pas humbjeve në zgjedhjet e shtatorit në të cilat fitoi kancelari aktual i Gjermanisë, socialdemokrati Olaf Scholz.

Merz mundi rivalët e tij të brendshëm të partisë Norbert Roettgen dhe Helge Braun, të cilët e kishin pozicionuar veten si trashëgimtarë të Merkelit. 66-vjeçari ia doli në përpjekjen e tretë që të fitonte udhëheqjen e partisë.

Një avokat nga Gjermania perëndimore, Merz ishte një ligjvënës i lartë në fillim të viteve 2000 përpara se të largohej për të ndjekur një karrierë të suksesshme si menaxher i kompanisë Black Rock. Ai u kthye në Bundestag në 2021.

Duke folur përpara votimit, ai vuri në dukje se partia ka përjetuar kohë të trazuara gjatë tre viteve të fundit, por premtoi një fillim të ri.

Friedrich Merz vjen në krye të një partie që është në opozitë për tre vitet e ardhshme, duke u detyruar të ulet pranë Alternativës për Gjermaninë (AfD), parti populiste e ekstremit të djathtë.

66-vjecari është një evropian i vendosur dhe dëshiron që blloku të jetë ekonomikisht, financiarisht dhe strategjikisht i vendosur ndaj Kinës, Rusisë dhe SHBA-së.

Para se t’i bashkohej parlamentit të Gjermanisë në vitin 1994, ai ka qenë ligjvënës në Parlamentin Evropian për pesë vjet dhe ai ka lidhje të forta transatlantike.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Nga dokumente false te braktisje fëmije, goditen 4 raste paligjshmërie në Rinas

Nga dokumente false te braktisje fëmije, goditen 4 raste paligjshmërie në Rinas

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English