Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha në Prokurori, VOA: Meta propozon ballafaqim me vota mes palëve

20:50 14/01/2022
Reading Time: 3 min lexim

Zoti Basha ka kërkuar hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të ngjarjeve të dhunshme dhe përgjegjësitë për secilin person pjesëmarrës dhe protagonist. Në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dha sot dëshmitë e tij në prokurori, ku po vazhdojnë hetimet për ngjarjet e dhunshme të fundjavës. Zoti Basha tha se më 8 janar u shmang gjakderdhja dhe e nxiti drejtësinë që të ndriçojë ngjarjet sa më parë.

 

Po sot, Presidenti Ilir Meta deklaroi se, jo dhuna, por ballafaqimi me vota midis palëve në Partinë Demokratike është zgjidhja e problemit në partinë më të madhe opozitare. Një ditë më parë prokurorët morën në pyetje organizatorin e protestës, ish kryeministrin Sali Berisha. Dy drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike dhanë sot dëshmitë e tyre në prokurorinë e Tiranës për ngjarjet e dhunshme të fundjavës së kaluar pranë selisë qendrore të opoziztës. Më herët sekretari i përgjithshëm, Gazmend Bardhi, dhe pastaj kryetari i Partisë Lulzim Basha, iu përgjigjën hetuesve për afro 2 orë secili rreth detajeve që ata dinin mbi ngjarjet e 8 janarit.

Kryetari Basha tha para shtypit se “Partia Demokratike ishin në qendër të një sulmi barbar, ku për fat të mirë u shmang gjakderdhja, që y synua nga organizatorët e protestës”. Zoti Basha ka kërkuar hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të ngjarjeve të dhunshme dhe përgjegjësitë për secilin person pjesëmarrës dhe protagonist. Ai tha se ish “kryeministri Sali Berisha nuk ia arriti dot të imponohej me anë të dhunës, sepse u braktis nga demokratët”.

“8 janari është një tjetër ndarje me të kaluarën dhe me tranzicionin e pafund, ku e mbajtën peng vendin një pakicë politikanësh për qëllime personale”, tha zoti Basha.

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot para shtypit se“përdorimi i forcës si ndaj dyerve e dritareve ashtu edhe ndaj protestuesve dhe qytetarëve, është i papranueshëm dhe i dënueshëm”. Zoti Meta publikoi disa mesazhe me deputetin Belind Këlliçi, përkrahës i ish kryeministrit Berisha, përmes të cilit presidenti ishte përpjekur drejtpërdrejt të ndikonte ndaj protestuesve për të shmangur aktet e dhunës. Zoti Meta dënoi dhunën, sipas tij, të ushtruar nga të dyja anët, të cilën e ilustroi me foto të zmadhuara nga protesta.

“Mjetet fizike dhe policeske nuk mund të jenë zgjidhje për asnjërën palë, por vetëm ballafaqimi politik përmes votës së lirë”, – tha ai, ndërsa theksoi se “ngjarjet u shkaktuan prej refuzimit për t’u ballafaquar me votë të lirë dhe mjete demokratike mes dy palëve në PD”.

Ndërkohë Partia Demokratike reagoi ndaj komenteve të zotit Meta, i cili sipas deklaratës së opozitës, nuk fshehu aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të saj. PD theksoi se ndërhyrja e sotme e presidentit vërtetoi praninë trekëndëshit të Bermudës Berisha – Rama – Meta.

“Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale” – deklaroi Partia Demokratike.

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Escobar u bëri thirrje autoriteteve të ndjekin penalisht çdo person që është i përfshirë në dhunë politike.

Prokuroria e Tiranës mori dje në pyetje organizatorin e protestës së 8 janarit, ish kryeministrin Sali Berisha, mbi ngjarjet e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike. Zoti Berisha iu përgjigj për më shumë se dy orë prokurorëve të kryeqytetit, të cilët po hetojnë dhunën, që shpërtheu gjatë protestës së organizuar prej tij fundjavvën e kaluar në selinë e Partisë Demokratike.

Prokuroria nisi menjëherë hetimet mbrëmjen e 8 janarit, duke shoqëruar dhe proceduar disa dhjetëra persona nga të dy krahët. Protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha përfundoi me një sulm të dhunshëm ndaj selisë së kësaj partie, ku dyer e dritare u thyen e shkatërruan e po ashtu dhe mjediset e brendshme.

Ndërsa për përkrahësit e zotit Basha ka dyshime për shkeljen e rregullave për lëndët plasëse dhe shpërthyese, gjatë përpjekjeve për të sprapsur protestuesist që kërkonin të hynin në godinë. Protesta e së shtunës kishte si objektiv marrjen nën kontroll të selisë së Partisë demokratike nga ana e zotit Berisha dhe mbështetësve të tij. Dhuna u frenua vetëm nga ndërhyrja e forcave të policisë./VOA

 

Të tjera

Edhe një herë për Wizz Air!
Aktualitet

Edhe një herë për Wizz Air!

Nga Arben Malaj Shqiptarët do t’i ndiejnë realisht përfitimet e të qenit europianë, kur standardet e mbrojtjes së konsumatorit, të...

15:26 14/02/2026
Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim
Aktualitet

Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnatës së 14 shkurtit 2026 në zonën e Saukut, në Tiranë, ku...

11:25 14/02/2026
Para
Helmimet masive të qenve në Korçë, bashkia: Akt i shëmtuar

Helmimet masive të qenve në Korçë, bashkia: Akt i shëmtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rubio paralajmëron nga Mynihu: Europa të forcojë mbrojtjen, SHBA nuk do të jetë më “kujdestare”

Rubio paralajmëron nga Mynihu: Europa të forcojë mbrojtjen, SHBA nuk do të jetë më “kujdestare”

15:38 14/02/2026
Edhe një herë për Wizz Air!

Edhe një herë për Wizz Air!

15:26 14/02/2026
Zvicra voton më 8 mars për mbrojtjen e parasë cash në Kushtetutë

Zvicra voton më 8 mars për mbrojtjen e parasë cash në Kushtetutë

11:37 14/02/2026
Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim

Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim

11:25 14/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.