- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetAtentati në Vlorë, reagon Klodiana Lala: Shpati Lena dhe Hakim Xhezo u...

Atentati në Vlorë, reagon Klodiana Lala: Shpati Lena dhe Hakim Xhezo u shitën!

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me atentatin që ndodhi paraditen e sotme në Vlorë. Ajo është shprehur se dy personat që u vranë sot në Vlorë janë ‘shitur’ nga njerëzit e tyre të besuar.

E ftuar në News24, Lala tha se në momentin e parë që Shpati Lena e Hakim Xhezo kanë dalë të ‘pasigurtë’ duke qenë se nuk udhëtuan me mjet të blinduar siç bënin gjithmonë. Duke krahasuar rastet, Lala tha se në momentin e parë që një person me ‘probleme’ gabon, vritet.

“Shpati Leno lëvizte i kufizuar, madje e kishte të vështirë që të ikte dhe në funeralin e nënës së tij. Grupi që organizon këtë ngjarje ka qenë i mirinformuar, që ky automjet nuk ishte i blinduar, dhe nuk do të kishte shkëmbim zjarri. Mendoj se shpati Lena dhe Haki Xhezo janë tradhtuar nga brenda llojit. Ata bënin lëvizje të kontrolluar, dhe në momentin e parë kur lëviz i pasigurt, ndodh kjo ngjarje. Si në rastin e Sadikajt, që hodh në erë. Brilant Martinaj në momentin që doli jashtë mjetit i tij i blinduar, u vra. Kemi vrasës profesionistë. Precizoni me të cilin kanë qëlluar, dhe intensitetit ka qenë në pjesë ballore. Atentatorët kanë qenë të vendosur që të vrasin viktimat. Personat me probleme nuk lëvizin lirshëm. Shpati Lena është tradhtuar nga dikush, pasi ka lëvizur dhe këtë duhet ta zbardhë hetimi se ku ishte nisur ai. Personi që e ka ftuar në takim e ka tradhtuar atë. Bosët e krimit janë vrarë apo tradhtuar nga njerëz të besuar. U krye në masakër, aty mund të ishin vrarë njerëz të pafajshëm. Policia po nënshtrohet përballë krimit. Nuk kemi parë deri më tani përveç rastit të Dumanit që foli me emra korrekte, që ishte si një dhuratë që iu bë institucioneve, ka shumë raste të pakta të tilla. Në momentin kur ka përplasje në politikë, ky moment shfrytëzohet nga bandat. Ne kemi trafikantë në policinë e shtetit, zyrtare që marrin pagesa nga kriminelët, kemi policë të droguar, por kemi dhe zyrtarë të ndershëm,”- tha Lala. 

Çfarë ndodhi sot?

Ngjarja e rëndë ndodhi në mbikalimin e Panajasë në aksin Fier-Vlorë në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm. Lena e Xhezo po udhëtonin në një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz” tip ‘B Class’ me targa AB 036ET, në momentin që atentatorët nisën t’i qëllonin me breshëri. Të hipur në një mjet “BMW” me targa italiane, autorët nisën të qëllonin nga pas mjetin e Lenës e Xhezos. Për 200 metra ata qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj