- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetArrestohet 20-vjeçari në Durrës, përplasi me makinë një motor

Arrestohet 20-vjeçari në Durrës, përplasi me makinë një motor

- Reklamë -spot_img

Disa persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale. D. H., 20 vjeç është arrestuar pasi ditën e djeshme përplasi me makinë një 35-vjeçar që ishte duke drejtuar motomjetin e tij. Po ashtu është arrestuar një 45-vjeçar që ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Policia ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip “Ford”, në pronësi të shtetasit M. P., si dhe ka dëmtuar mjetin tip “Ford”, në pronësi të shtetasit F. P., (me lidhje familjare), të cilët i kishin parkuar pranë banesës.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vihen në pranga 2 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. K., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur;
  2. H., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. K., 35 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 15.09.2021, u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. N., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip “Ford”, në pronësi të shtetasit M. P., si dhe ka dëmtuar mjetin tip “Ford”, në pronësi të shtetasit F. P., (me lidhje familjare), të cilët i kishin parkuar pranë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë proceduan penalisht shtetasin S. K., banues në fshatin Shkafane, Durrës, pasi më datë 13.09.2021, i ka vënë zjarrin tokës së tij për të djegur barishtet, por zjarri i ka dalë nga kontrollit dhe si pasojë janë djegur disa rrënjë ullinj në pronën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj