Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arrestimet e SPAK, Alibeaj: Hetim të plotë të akuzave dhe kallëzimeve për blerjen e votave

19:01 19/05/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Alibeaj thekson se aksioni tregon dhe vërteton akuzat e PD-së.

“Prandaj sot nuk duhet të valëvisim flamurin e fitores përderisa nuk mund të kemi një të tillë derisa anëtarët e grupeve të strukturuara kriminale të jenë të arrestuar dhe dërguar përpara drejtësisë.”, shkruan Alibeaj.

REAGIMI I ALIBEAJT

Operacioni i sotëm i SPAK është për t’u përgëzuar. Është ndër të tjera një provë më shumë, që vërteton zyrtarisht shqetësimet sistematike të Partisë Demokratike në lidhje me bandat dhe ndikimin e tyre në Elbasan, Tiranë e kudo.

Aksioni i sotëm tregon shumë mirë se si është operuar në zgjedhjet e vitit 2021 ku Elbasani dhe Tirana ishte qendra e operimit e grupeve kriminale që ndikuan në zgjedhjet e vitit të shkuar, siç provoi edhe qëndrimi i SHBA.

Të gjitha akuzat e rreshtuara nga shefi i SPAK kanë qenë të formuluara dhe ligjëruara publikisht nga Partia Demokratike vite më parë ndërsa përballej me bandat e Elbasanit, Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Mirëpo ndonëse për vite me radhë drejtësia dhe policia kanë bërë veshin shurdhër edhe kësaj radhe fatkeqësisht policia nuk mundi të prangoste të gjithë personat për të cilët qe prerë një mandat arresti. Kjo për faktin banal se operacioni u dekonspirua kohë më parë nga pushtetarët e lidhur me bandat.

Prandaj sot nuk duhet të valëvisim flamurin e fitores përderisa nuk mund të kemi një të tillë derisa anëtarët e grupeve të strukturuara kriminale të jenë të arrestuar dhe dërguar përpara drejtësisë.

Nuk mund të shpallim fitore derisa të kemi një hetim të plotë të akuzave dhe kallëzimeve penale në lidhje me zgjedhjet dhe blerjen e votave nga këto grupe kriminale që janë denoncuar zyrtarisht nga Partia Demokratike.

Kështu që SPAK jo vetëm duhet mbështetur por edhe duhet nxitur të veprojë duke çuar më tej arrestimet, procedimet dhe gjithashtu konfiskimet ndaj këtyre grupeve të strukturuara kriminale dhe jo vetëm.

Ka ardhur koha që pandëshkueshmëria të sulmohet dhe shqiptarët të shohin drejtësinë në veprim.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
Presidenti i FIFA, Gianni Infantino i shkruan Dukës: Kënaqësi të vizitoj Shqipërinë!

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino i shkruan Dukës: Kënaqësi të vizitoj Shqipërinë!

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English