Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

AKU kërkoi heqjen e tyre nga tregu/ Importuesi konsumon live produktet “Wudy”

17:04 22/09/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme Sokol Meqemeja, përfaqësues i kompanisë “Frigo Food”, importues ekskluziv i “Wudy” në Shqipëri ka konsumuar vetë një nga produktet që sjell, për të treguar se nuk përbëjnë asnjë problem për shëndetin e konsumatorëve.

Në një video të publikuar sot në rrjetet sociale, një ditë pas paralajmërimit të AKU-së për këto ushqime, Meqemeja shprehet se kompania “Frigo Food” kërkon të sigurojë qytetarët shqiptarë që kanë përdorur produkte “Wudy” se nuk do të kenë asnjë pasojë në shëndetin e tyre. Ai tha se ato mund të përdoren pa asnjë problem, duke respektuar në çdo rast shënimet përkatëse në etiketën e produktit.

Më pas, për të dëshmuar cilësinë e tyre, ai konsumoi vetë salsiçet ‘Wudy’.

Deklarata e plotë:

Ditën e djeshme, opinioni publik është njohur me një deklaratë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili informonte se disa lote të produkteve ëudy janë kompromentuar me virusin “Listeria”. Në respekt të qytetarëve, si edhe të angazhuar maksimalisht për sigurinë e shëndetit të klientëve, shoqëria “Frigo Food”, Ju sqaron si vijon: “Frigo Food”, prej rreth 20 vitesh, është përfaqësues i kompanisë italiane “AIA”, një prej sipërmarrjeve më të mëdha italiane dhe europiane.

Disa ditë më parë, “Frigo Food” është njoftuar nga kompania “AIA” se, në një prej stabilimenteve të saj, ka pasur defekt impianti i pasterizimit. Ju sqarojmë se kompania “AIA” ka disa stabilimente prodhimi. Ky njoftim u është shpërndarë menjëherë Ministrisë italiane të Bujqësisë, autoritetit kompetent të Bashkimit Europian, si edhe të gjithë bashkëpunëtorëve të kompanisë italiane “AIA”, përfshirë edhe importuesin ekskluziv të produkteve ëudy në Shqipëri, “Frigo Food”. Kompania italiane njofton gjithashtu se ka tërhequr të gjithë produktin e kompromentuar nga tregu europian.

Ndërsa, sa i përket produktit “Wudy” të mbërritur në Shqipëri, sasia e importuar është prodhuar dhe është shpërndarë nga një fabrikë, e cila është 100 për qind e sigurt. Produkti “Wudy” i mbërritur në vendin tonë nuk ka asnjë lidhje me impiantin e kompromentuar të kompanisë “Aia” në Itali. Produktet “Wudy” që janë importuar në Shqipëri kanë garanci maksimale dhe kjo është e konfirmuar nga fletët e analizave të kryera në Itali, si edhe nga Autoritetet shqiptare. Për të qenë sa më transparent me Ju dhe opinionin publik, ju sqarojmë se çdo sasi produktesh Wudy që mbërrin në vendin tonë, është i shoqëruar me rezultatin e analizave, të kryera nga laboratorët në Itali që janë të certifikuar prej Bashkimit Europian, si edhe kalojnë në një filtër të dytë nga autoritetet përgjegjëse shqiptare. Në asnjë rast të vetëm, as këto muajt e fundit, nuk është konstatuar që produktet “Wudy” të importuara në Shqipëri të kenë pasur problem për sigurinë e shëndetit të klientëve”, tha ai.

Për të gjitha këto arsye, kompania “Frigo Food” kërkon të sigurojë qytetarët shqiptarë që kanë përdorur produkte “Wudy” se nuk do të kenë asnjë pasojë në shëndetin e tyre dhe ato mund të përdoren pa asnjë problem, duke respektuar në çdo rast shënimet përkatëse në etiketën e produktit. Përtej dokumentave zyrtare, kompania “Frigo Food” mund të japë edhe një garanci të shtuar për qytetarët dhe klientët e saj mbi cilësinë maksimale të produktit “Wudy ” që gjendet në tregun shqiptar. Unë personalisht, këtu përpara Jush, do të konsumoj produkte “Wudy”, për të dëshmuar në vetë të parë se cilësia e tyre është e garantuar.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”
Aktualitet

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

Kryeministri Rama, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga protestuesit që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke mohuar çdo...

15:18 23/06/2026
Para
“Nuk ka make-up që t’i mbulon mangësitë”/ Plas ‘keq’ me Dumës dhe Spiropalit në Kuvend

“Nuk ka make-up që t’i mbulon mangësitë”/ Plas ‘keq’ me Dumës dhe Spiropalit në Kuvend

Lajmet e fundit

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English