- Reklamë -spot_img
32.5 C
Tirana
Faqja kryesoreRajoni - BotaBotaAksidentohet në Austri autobusi nga Kosova, dyshohet për 20 të plagosur

Aksidentohet në Austri autobusi nga Kosova, dyshohet për 20 të plagosur

- Reklamë -spot_img

Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë është shënuar në në Eugendorf të Austrisë, ndërkohë që raportohet deri më tani për 20 të plagosur.

Bëhet e ditur nga mediat austriake se aksidenti ka ndodhur rreth orës 3:00 në drejtim të Vjenës, ndërsa autobusi që ishte nisur nga Kosova për në Hanover të Gjermanisë, është përplasur me trafik-ndarësen.

“U njoftuam se në orën 03:08 është përplasur autobusi me 28 persona pasagjerë. Në aksident mbetën të plagosur rëndë tre persona dhe 16 të plagosur lehtë. Tre të plagosurit rëndë, tre janë dërguar në spitalet e Salzburgut”, është shprehur për mediat rajonale të Salzburgut, Hermann Gerstgraser, komandanti i autoritetit të shpëtimit të qarkut të Flachgau.

Kujtojmë që vitin e kaluar një autobus maqedonas, në të cilin ndodheshin shumë pasagjerë shqiptarë të Kosovës pësoi një aksident të rëndë në Bullgari.

Aksidenti ndodhi më 23 nëntor, ku humbën 45 shtetas të Maqedonisë të Veriut, të cilët po ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë.

Në mesin e viktimave ishin 12 fëmijë. Shtatë pasagjerë kishin pësuar lëndime trupore, por pas trajtimit mjekësor në Sofje, ata janë kthyer në Maqedoninë e Veriut.

Drejtori i Shërbimit Kombëtar Hetimor dhe zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, ka deklaruar për televizionin kombëtar bullgar, BNT-së, se shoferi i autobusit po udhëtonte me shpejtësi të papërshtatshme, që mund të ishte edhe shkak për aksidentin tragjik. “Shpejtësia ishte mjaft e papërshtatshme. Autobusi lëvizte me shpejtësi mbi 90 kilometra në orë. Kërkesat për një shofer profesionist të autobusit janë më të larta se për çdo shofer tjetër. Prandaj është dashur që shpejtësia të jetë e përshtatshme me kushtet, pavarësisht sinjalistikës rrugore”, ka deklaruar Sarafov.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj