- Reklamë -spot_img
25.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetA duhet të ndalohen turistët rusë? Grida Duma flet për thirrjen e...

A duhet të ndalohen turistët rusë? Grida Duma flet për thirrjen e Zelenskyt ndaj Shqipërisë

- Reklamë -spot_img

Para një jave presidenti Zelensky në një video-koferencë me parlamentin shqiptar bëri thirrje që Shqipëria të ndalonte portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve rus.

Kjo deklaratë e presidentit të Ukrainës shkaktoi shumë polemika, ndërkohë që peputetja e PD-së, Grida Duma deklaroi sot në “Open” se shteti shqiptar nuk duhet të hezitonte që t’i përgjigjej pozitivisht kësaj thirrje.

Gjithashtu Duma theksoi se kjo është gjeja minimale që Shqipëria mund të bëjë për Ukrainën.

Sipas deputetes nuk mund të thuash jam me Ukrainën ndërkohë që mund të përfitosh edhe nga Rusia.

“Për sa kohë u kërkua nga Zelensky, nga autoriteti më kredibël dhe me moralin më të lartë ku bota i ka sytë, nuk duhej hezituar për të thënë; po. Ai tha të limitohen. Europa po bën këtë gjë që Rusia të marr ekonomikisht nga të gjitha vendet që janë përkrahjes të Ukrainës. Në një moment me shpresën që mos të niste, kemi thënë se Putini do ketë një lloj rracionaliteti. Madje i dhamë Merkel disa pikë, që me të njëjtën formulë që u ndërtua BE, ku lidhjet ekonomike ndërtuan ura paqeje, do të ishin një nga arsyet që Putin do të ndalonte apo do të tërhiqte pas që mos të niste luftën me Ukrainën. Ne që mos të pranojmë disa turistë rusë është më minimalja. Ne kaq kemi mundësi. 2.8 nga censusi i fundit. Së pari është parimor. Pastaj politik. Është ekonomik, se është parimor dhe politik. Nuk mund të thuash; unë jam me Ukrainën, por nga ana tjetër të përfitoj dhe nga Rusia. Duke krijuar korridore ekonomike me autokratët nuk siguruam paqen e madhe. Politika e procedon ekonominë në momente të tilla”, u shpreh Duma.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj