- Reklamë -spot_img
12.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetA do jetë sërish në krye të Romës Jose Mourinho?

A do jetë sërish në krye të Romës Jose Mourinho?

- Reklamë -spot_img

Në sezonin e tij të parë në kryeqytetin italian, Jose Morinho bëri të mundur dërgimin e Romës në finalen evropiane, në finalen e Conference League.

Ai arriti të bëjë bashkë tifozët me ekipin ndërsa nuk nguron as t’ju bëjë atyre një premtim të madh, i cili si një mjeshtër i vërtetë arriti të “zgjojë” një qytet.

Vetë tekniku portugez në një intervistë që ka dhënë për Sky Sport UK, i ka premtuar besnikëri klubit, të paktën edhe për sezonin pasues duke pohuar se e sigurt 100% që do të jete në krye të Romës edhe për këtë sezon të ri.

Ndër të tjera Jose Morinho shprehet se:

“Ndodhem në një moment të qetë, pasi kam edhe dy vite kontratë. Klubi nuk më ka ftuar për të folur për rinovimin e mundshëm të kontratës, pra nuk më ka vendosur në pozita për të kthyer një përgjigje. Për këtë arsye është një moment i qetë, i ekuilibruar. E sigurt 100% është se do të jem në krye të Romës edhe në sezonin e ri, personalisht nuk po kërkojë ndryshime. Personat që më njohin e dinë shumë mirë që nuk kam dëshirë të ndryshojë, nuk kam dëshirë të largohem në sezonin tim të dytë, nuk mund t’ia bëjë këtë klubit”, theksoi ndër të tjera Mourinho.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj