- Reklamë -spot_img
32.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet3 liderët e BE-së mbërrijnë në Kiev për të takuar Zelenskyn, zbulohet...

3 liderët e BE-së mbërrijnë në Kiev për të takuar Zelenskyn, zbulohet arsyeja e vizitës

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme tre nga liderët e Bashkimit Europian kanë mbërritur në Kiev. Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi kanë shkuar në Kiev për të zhvilluar bisedime me Presidentin Volodymyr Zelensky për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën.  Ata morën trenin gjatë natës nga Polonia dhe udhëtuan për disa orë drejt Kievit. Kjo vizitë vjen pas kritikave nga Ukraina për reagimin e tyre ndaj luftës. Kjo vizitë sipas një zyrtari të Elysee vjen në këtë moment pasi liderët e BE-së sipas tij  menduan se ishte më mirë ta bënin ta bënin pak përpara samitit të BE-së që do të diskutojë ofertën e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

 

“Është një moment i rëndësishëm. Është një mesazh uniteti që po u dërgojmë ukrainasve”, raportoi Reuters të ketë thënë Macron kur mbërriti në Kiev.

Kujtojmë se më herët  Kancelari i Gjermanisë Scholz është sulmuar për mungesën e dërgimit të armëve të mjaftueshme në Ukrainë, por ambasadori i vendit në Berlin, Andrij Melnyk, tha se ai priste që kancelari të merrte një angazhim të shpejtë në lidhje me armët e rënda që ishin premtuar nga Gjermania prej kohësh, por që nuk rezulton të jenë dorëzuar ende.

Ndërkohë që  Scholz ka hedhur poshtë kritikat se ai ka frenuar mbështetjen ushtarake, duke u përgjigjur se Gjermania ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj ushtarakë dhe financiarë të Ukrainës dhe se vendi i tij ka dënuar me sanksione të ashpëra Rusinë që nga fillimi i luftës. Kujtojmë se Gjermania ka ndërprerë “Gazsjellësin Rus”, i cili furnizonte këtë vend me gaz.

 

 

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj