- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetShpërndanin kanabis, policia e Elbasanit godet grupin, arrestohet 18-vjeçari, procedohen 2 të...

Shpërndanin kanabis, policia e Elbasanit godet grupin, arrestohet 18-vjeçari, procedohen 2 të tjerë

- Reklamë -spot_img

Autoritetet e Policisë së Elbasanit kanë goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Falë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Shqiponja është bërë i mundur arrestimi i një 18-vjeçari me iniciale B.F., 18 vjeç banues në Elbasan. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga forcat e policisë pasi në automjetin e tij tip “Renault” iu gjetën dhe sekuestruan lënë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lire shtetasit . D., 17 vjeç dhe R. B., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Njoftimi i plotë i policisë Elbasan:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. F., 18 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. D., 17 vjeç dhe R. B., 23 vjeç, të dy ishin banues në Elbasan.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në mjetin tip “Renault”, që drejtohet nga shtetasi E. D. ( i papajisur me leje drejtimi), gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj