- Reklamë -spot_img
25.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet119 kg kokainë në kontejnerin e “Bana King”, agjentët e skanerit...

119 kg kokainë në kontejnerin e “Bana King”, agjentët e skanerit në Durrës u liruan, asnjë reagim nga Çuçi e Nano

- Reklamë -spot_img

Skandali i “Bana King” ku në kontejnerin e saj në magazinat e vendosura në Vaqarr u gjetën 119 kg kokainë, jo vetëm nuk solli reagime nga instancat përkatëse, por edhe liroi të arrestuarit të cilët ‘mbyllën sytë’ përpara skanerit në Durrës.

Lavdosh Zerba dhe Julian Merhori, punonjës në doganën e Durrësit dhe Bujar Qyrku punonjës i AKU-së u prangosën pasi lejuan që të kalojë kamioni i “Bana King” me kokainë, teksa në skaner nuk u konstatua droga, por kur u kontrollua nga policia u gjetën 119 kg kokainë e cila vinte nga Ekuadori dhe ishte fshehur në kamionët me banane të kompanisë “Bana King”. Por edhe pse u arrestuan, të dyshuarit për skandalin u liruan.

Nuk është hera e parë që kompania e “Bana King” piketohet në skandale të tilla, por ajo që të bën përshtypje nga kjo histori, është fakti se nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e ministrit të brendshëm, Bledi Çuçi, drejtorit të policisë, Gledis Nano, dhe as nga ana e drejtorit të Portit të Durrësit, Pirro Vengu, ndërsa nuk është marrë në pyetje as administratori i ‘Zico’ SH.A, Trifon Murataj.

Kujtojmë se pas kokainës së konstatuar në një nga magazinat e kompanisë së bananeve në Vaqarr, u prangosën 3 persona, Marson Murataj, Gëzim Kalaja, Hasan Saliu. Murataj një nga të ‘piketuarit’ e skandalit me 119 kg kokainë në kontejnerin me banane, figuron si administrator i firmës, por në të vërtet ai është krye-menaxher i pritjes së kontejnerëve në Durrës, transportit të tyre në magazina dhe shpërndarjen e bananeve tek konsumatori.

Nga gjithë ky skandal, kuptohet që në vendin tonë, fajtorët lirohen nga burgu dhe skandali mbetet pa një person përgjegjës në krye. Pyetja që lind është: Çfarë ka ndodhur me drogën e sekuestruar dhe a do të bie Çuçi, Nano dhe SPAK në gjurmët e përgjegjësve të skandalit të kokainës të sekuestruar në kontejnerin e “Bana King”?!

 

 

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj