Seanca e sotme plenare ka nisur me një njoftim të rëndësishëm për opozitën e re, pasi tashmë janë zyrtarizuar grupet e pavarura parlamentare.
Ka qenë vet kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi, ai që në nisje të seancës plenare ka lajmëruar se për PD-në rolin e kryetares së grupit do ta mbajë Rudina Hajdari, ndërsa i përket LSI-së, këtë rol do ta ketë Nimet Musai.
Në programin e vendosur për ditën e sotme pritet që gjithashtu të betohen edhe deputetët e rinj të opozitës, të cilët kanë pranuar të marrin mandatin.
Në total deri më tani, numri i depuetëve të Parlamentit të Shqipërisë arrin në 102, mirëpo pritet që numri të rritet për shkak edhe të dorëzimit të formularëve të dekriminalizimit në KQZ edhe të disa kandidatëve të tjerë.