Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zogaj, fshati që u kthye në festival të trashëgimisë shqiptare

18:38 14/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Më 13 dhe 14 qershor, ky fshat piktoresk buzë liqenit të Shkodrës mirëpriti vizitorë e dashamirës të trashëgimisë kulturore në kuadër të eventit “Tregime Fshati”.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të nismës “N’Fshat”, e cila prej vitit 2022 mbështetet nga GIZ Albania dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, me synimin për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm rural përmes fuqizimit të komuniteteve dhe vlerave autoktone.

Programi i pasur i këtij edicioni solli në vëmendje jo vetëm bukuritë natyrore të Zogajt, por edhe jetën e përditshme, zakonet dhe artizanatin e banorëve.

Të pranishmit morën pjesë në guida lokale në rrugicat karakteristike të fshatit dhe buzë liqenit, dëgjuan rrëfime historike, ndoqën projeksione filmash në natyrë, punuan me duart e tyre në punëtori artizanale dhe shijuan gatime tradicionale.

Pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte edhe panairi i artizanatit, ku qilimat e endur me dorë nga gra të zonës morën vëmendjen e vizitorëve. Me ngjyra të ndezura dhe motive të trashëguara brez pas brezi, këto punime përfaqësojnë shpirtin artistik dhe identitetin kulturor të komunitetit.

“Është bërë aplikimi për fshatin më të mirë turistik në botë. Shqipëria konkuron me gjashtë fshatra dhe Zogaj është një ndër to”, u shpreh Gent Fetahaj nga “GIZ Albania”.

Liqeni i Shkodrës, një simbol i përkatësisë dhe krenarisë për banorët, mbrohet prej tyre me fanatizëm nga peshkimi i paligjshëm.

“Ne e kemi konsideru liqenin tonin, nuk kemi gjuajtur me dinamit e gjenerator për të mos dëmtuar krapin,” tregoi Jup Rilla, banor i Zogajt.

Atmosfera përgjatë eventit u gjallërua nga muzika live buzë liqenit, ndërsa lundrimet me varka ofruan çaste qetësie dhe reflektimi në gjirin e natyrës.

Zogaj, përmes këtij organizimi, dëshmoi se është më shumë se një destinacion turistik, është një thes i gjallë kulture, mikpritjeje dhe autenticiteti shqiptar.

Etiketa: Trashegimia kulturoreZogaj

Të tjera

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen
Aktualitet

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Një sipërmarrës italian 54 vjeç, Massimo Ferro, ka ndërruar jetë në muajin dhjetor në Tiranë, pas një ndërhyrjeje për ngushtimin...

15:47 07/02/2026
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”
Aktualitet

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

Banorët e Rrjollit kanë hyrë sot në ditën e gjashtë të protestës kundër ndërtimit të një resorti turistik në bregdetin...

15:31 07/02/2026
Para
“S’ka vend për panik për linë e majmunit”/ Mjeku: Ja shenjat dalluese të kësaj sëmundjeje

“S’ka vend për panik për linë e majmunit”/ Mjeku: Ja shenjat dalluese të kësaj sëmundjeje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

15:47 07/02/2026
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

15:31 07/02/2026
Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.