Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se rreziku i zjarreve ende nuk ka kaluar, ndërsa situate ka qenë e rënduar prej ditësh. Osmani thotë se institucionet e vendit po përpiqen me kapacitet të plotë, dhe kjo përpjekie krkon edhe mbëhtetjen e qytetarëve.
Ajo shprehet se djegia e hamulloreve ka qenë një nga shkaktarët kryesorë të zjarreve, ndaj i bën thirrje qytetarëve që të përmbahen ndaj një veprimi të tillë.
Reagimi i plotë i Vjosa Osmanit:
Të nderuar qytetarë,
Në kohën kur temperaturat ekstreme kanë përfshirë vendin tonë, rreziku nga zjarret është rritur tejmase. Prej disa ditësh në disa rajone të Kosovës situata është rënduar nga zjarret dhe ky rrezik ende nuk ka kaluar.
Institucionet e vendit me kapacitet të plotë po përpiqen për zvogëlimin e pasojave nga zjarret, por kjo përpjekje domosdoshmërisht kërkon edhe mbështetjen e qytetarëve. Zjarrfikësit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbështetur edhe nga KFOR-i, po bëjnë të pamundurën, por të gjithë kemi përgjegjësinë që ta rrisim kujdesin për ta ulur rrezikun nga shtrirja e zjarreve.
Djegia e hamulloreve konsiderohet ndër shkaktarët kryesorë të zjarreve, ndaj qytetarët duhet të përmbahen nga veprime të tilla, të cilat shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.