Një zjarr masiv ka shkrumbuar një sipërfaqe me ullishte në fshatin Rusinje të Patosit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të shërbimit zjarrfikës, të cilat pas punës në terren bën të mundur shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë që terreni i vështirë dhe era ka favorizuar përhapjen e zjarrit, i cili fatmirësisht është vënë nën kontroll.
Mes të tjerash mësohet se flakët kishin rënë pran puseve të naftës në këtë zonë, për t’u përhapur më pas në tokat e mbjella me ullinj, konkretisht në 1.5 hektar.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj ku janë djegur rreth 100 rrënjë .