Kinemaje e re e Gjirokastrës është përfshirë nga flakët.
Godina ndodhet në zonën muzeale të qyteti.
Zjarri ka rënë në pjesën e pasme të saj, në një dhomë të vjetër që përdoret si magazinë.
Paraprakisht mendohet për një zjarrëvënie të qëllimshme.
Falë ndërhyrjes së menjëherëshme të zjarrëfikësve flakët janë shuar shpejt, duke moslejuar përhapjen e tyre në pjesën tjetër të godinës.
Zjarri ka nisur nga porta e jashtme, duke shkuar më pas në brendësi.
Ndërkohë, policia po vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.