Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte në vendin e quajtur ofiçina e vjetër në Patos.
Menjëhërë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e shumta të zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë të pamundurën për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa grupi hetimor dhe policia kanë nisur punën me qëllim dokumentimin e plotë të rastit, thekson “balkanweb.”
Nga flakët rrezikohen seriozisht me dhjetëra rrënjë ullinj, ndërsa era favorizon flakët dhe terreni i vështirë e shton edhe më tej rrezikun.