Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zhdukja e shokut të ngushtë të Aleksandër Sadikajt, gjykata urdhëron kontrollin e 5 banesave

10:10 11/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Pothuajse një muaj pas zhdukjes pa gjurmë të Eraldo Muçit, mik i afërt i të ndjerit Aleksandër Sadikaj, hetimet po intensifikohen.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Gjykata ka lëshuar urdhër për kontroll në pesë banesa të ndryshme, përfshirë edhe shtëpinë e Donald Nelës, i njohur me pseudonimin “Tupja”.

Sipas burimeve, Nela ka qenë personi i fundit që ka pasur kontakt me Muçin para se ai të zhdukej.

Denoncimi për zhdukjen e 30-vjeçarit është bërë nga prindërit e tij, të cilët kërkojnë me ngulm nga autoritetet hetimin e plotë të rrethanave dhe zbardhjen e fatit të të birit.

Sipas dëshmive të mbledhura, ditën që humbi kontaktet, Eraldo ndaloi fillimisht në fermën e kuajve që i përket familjes Sadikaj, e më pas u nis drejt Durrësit.

Ai është parë për herë të fundit në autostradën Durrës-Tiranë, ku më pas gjurmët i humbën plotësisht.

Familjarët kanë shprehur dyshime të forta se Muçi mund të jetë bërë viktimë e një ngjarjeje të rëndë kriminale të lidhur me hakmarrje, ndërsa policia po shqyrton disa pista hetimi.

Eraldo Muçi njihej si një nga personat më të afërt të Aleksandër Sadikajt, i cili u vra në qershor të vitit 2022 në një atentat mafioz me tritol në zonën e TEG-ut.

Vrasja e tij shënoi përshkallëzimin e konfliktit mes grupit që ai drejtonte dhe grupit kundërshtar të vëllezërve Edmond Papa dhe Kristo Qirici, një përplasje që më pas solli një varg ngjarjesh të përgjakshme.

Pas vrasjes së Sadikajt, u ekzekutua edhe Edmond Papa, ndërsa kushërinjtë e Sadikajt, Adriatik dhe Zamir Kalemi, iu shpëtuan disa atentateve në Greqi dhe Tiranë.

Më pas, në atë që u cilësua si masakra e Memaliajt, u vra babai i tyre, Shyqyri Kalemi, së bashku me një kamarier dhe një klient të rastësishëm në një lokal.

Hetimet për zhdukjen e Eraldo Muçit po konsiderohen nga autoritetet si pjesë e kësaj zinxhiri të gjatë përplasjesh të dhunshme mes dy grupeve kriminale rivale.

Etiketa: Aleksander SadikajZhdukja

Të tjera

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra
Aktualitet

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Pas rreth 10...

22:19 06/02/2026
“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm
Aktualitet

“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

Një ngjarje e rëndë dhe thellësisht shqetësuese ka tronditur prindërit dhe opinionin publik në Tiranë, pasi në shkollën 9 vjeçare...

19:12 06/02/2026
Para
Porositi vrasjen e gruas, përfundon ekzaminimi psikiatrik për Naim Murselin

Porositi vrasjen e gruas, përfundon ekzaminimi psikiatrik për Naim Murselin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

19:12 06/02/2026
Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

13:58 06/02/2026
Gazeta turke: Edi Rama, një kloun antipatik!

Gazeta turke: Edi Rama, një kloun antipatik!

13:54 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.