Me mijëra besimtarë katolikë në mbarë botën festojnë sot Pashkët. Edhe besimtarët katolikë në Shqipëri, kanë kremtuar sot këtë fest dhe në këtë ditë nuk ka munguar dhe urimi i kryeministrit Edi Rama.
Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Rama ka zgjedhur pamje nga Memoriali i Kuvendit të Troshanit, ku mësoi dhe u rrit At Gjergj Fishta.
“MIRËMËNGJES,
dhe me këtë pamje të Memorialit në Kuvendin e Troshanit, ku mësoi, u rrit dhe dha më pas mësim At Gjergj Fishta, ju uroj PASHKË TË GËZUAR ,”- shkruan Rama.