Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit grek Mitsotakis ditën e djeshme në Parlament, në lidhje me zgjerimin e Greqisë 12 milje detare në Jon.
Gjatë një vizite në Vlorë, presidenti u shpreh i vendosur se do të mbronte interesat e vendit me cdo kusht.
Ndër të tjera Meta theksoi se Gjykata Kushtetuese e Republikës e ka rrëzuar edhe njëherë më parë marrëveshjen me Greqinë për Detin. Nga Vlora, Meta ka siguruar shqiptarët se do të jetë gjithnjë në krah të tyre për të mbrojtur interesin e vendit.