Partia Socialiste ka siguruar mandatin e nëntë në qarkun e Vlorës, duke e lënë Partinë Demokratike me vetëm 3 mandate dhe duke përjashtuar nga gara kandidatin Atird Hoxha.
Ky rezultat erdhi pas numërimit të votave të diasporës, të cilat kanë shkuar në masë të madhe në favor të PS.
Pas mesnate, kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, konfirmoi se mandati i nëntë ishte një objektiv i qartë për socialistët në këtë qark.