Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjedhjet para jetës/ Ministria e Shëndetësisë ul numrin e testimeve për të mos ndryshuar masat kufizuese

19:06 11/03/2021
Reading Time: 3 min lexim

Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh ditën e sotme duke mos ndyshuar asnjë nga masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 në vend. Ashtu si më parë u lanë në fuqi masat aktuale të cilat janë si më poshtë:

.Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.
.Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).
.Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut tëlartë.
.Universitetet vijojnë online. Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe.

Edhe pse rastet e vdekjeve kanë qenë mjaft të larta ditët e fundit, Komiteti nuk e pa të arsyeshme që të ndryshojë masat kufizuese në mënyrë që të frenojë përhapjen e virusit në një shkallë më të gjerë.

(vdekjet vijojnë si më poshtë)

20 humbje jete(4 mars)

21 humbje jete(5 mars)

21 humbje jete(6 mars)

21 humbje jete(7 mars)

17 humbje jete(8 mars)

13 humbje jete (9 mars)

17 humbje jete(10 mars)

16 humbje jete(11 mars)

Gjatë një jave në vendin tonë janë shënuar plot 146 viktima nga COVID-19, ndërsa procesi i vaksinimit ka ecur me ritme shumë të ngadalta. Deri tani janë kryer në total 22,693 vaksinime, ndërsa qeveria ndryshoi papritur qëndrim edhe për pranimin e vaksinave ruse e kineze.

Strategjia e ndjekur nga Ministria e Shëndetësisë ka qenë ajo e uljes së testimeve, gjë që sjell rrejdhimisht edhe uljen e rasteve. Kur ka mbetur pak më shumë se një muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, qeveria siç duket nuk do t’i heq vetes mundësinë për tubime e fushatë duke ashpërsuar masat kufizuese. Gjatë një jave numri i testimeve ka qenë ditë pas dite në rënie dhe vijojnë si më poshtë:

3077 testime(11 mars)

3035 testime (10 mars)

3197 testime(9 mars)

2708 testime(8 mars)

3372 testime(7 mars)

3308 testime(6 mars)

3171 testime(5 mars)

3268 testime(4 mars)

Ndërkohë, në vendet e tjera të rajonit ku nuk ka zgjedhje në muajt në vazhdim, masat kufizuese kanë ardhur duke u ashpërsuar me rritjen e numrit të rasteve.

Autoritetet në Serbi kanë lëshuar urdhra për shtrëngimin e kufizimeve të brendshme të vendit lidhur me COVID-19 për shkak të një rritjeje në normat e infeksionit. Në fuqi nga 6 marsi, të gjitha institucionet hotelierike dhe bizneset jo-thelbësore duhet të qëndrojnë të mbyllura nga ora 12:00 të Shtunave deri në 12:00 të hënën pasardhëse; dyqanet ushqimore mund të veprojnë deri në orën 21:00 gjatë fundjavave.

Në Malin e Zi autoritetet planifikojnë të shtrëngojnë disa kufizime të lidhura me COVID-19. Në lidhje me kufizimet e brendshme, autoritetet po shtrëngojnë disa masa në qytetet e Podgoricës, Tivarit, Cetinjës, Herceg Novit, Nikshiqit, Pluzinës, Ulqinit, Budvës dhe Tivatit. Duke filluar nga 11 marsi, institucionet e hotelierisë publike, qendrat tregtare, palestrat dhe kopshtet do të mbyllen. Për më tepër, banorët e qyteteve në fjalë nuk do të lejohen të udhëtojnë jashtë komunave të tyre përveç për qëllime pune, studimi ose mjekësore. Kufizimet do të zgjasin të paktën deri më 17 Mars. Për më tepër, kufizimet e mëposhtme ekzistuese mbeten në fuqi në të gjithë vendin. Shumica e mbledhjeve publike janë të ndaluara; tubimet e regjistruara janë të mundshme deri në maksimum 25 persona. Bizneset dhe shërbimet jo-thelbësore mund të funksionojnë midis orës 07:00-18:00.

Ndërkohë, edhe në Kosovë kanë ndryshuar masat kufizuese lidhur me pandeminë, pas rritjes së rasteve të infektimeve. (Kliko këtu)

Ministrisë së Shëndetëisë siç duket i interesojnë vetëm zgjedhjet dhe fushata, ndërkohë koronavirusi në vend ka çuar në një kolaps të sistemit spitalor. Deri në ditën e zgjedhjeve përgjegjësia për jetët e humbura nga COVID-19 do të mbetet jetime, pasi institucionet përgjegjëse do të jenë të zëna duke bërë fushatë.

 

Etiketa: Komiteti TeknikMasat kufizueseMinistria e Shendetesise

Të tjera

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
Aktualitet

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Një tjetër histori e pacipë e grabitjes urbane në Tiranë u rikthye në vëmendje, një shkelje që Gazeta Reforma e...

03:30 08/08/2025
Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin
Aktualitet

Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

Syri i Kaltër, një nga monumentet më të njohura natyrore të Shqipërisë, po përballet prej kohësh me abuzime të vazhdueshme...

03:32 08/08/2025
Para

Emri/ Ekzekutohet me armë shqiptari në Itali, ja dyshimet e para të policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

03:29 08/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

03:30 08/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

03:31 08/08/2025
Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

03:32 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.