Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Zgjedhjet nuk ishin vullneti i qytetarëve”, Fuga: Opozita qëndroi në bunkerin e militantizmit

19:01 28/04/2021
Reading Time: 3 min lexim

Akademiku Artan Fuga ka folur për zgjedhjet e 25 prillit dhe për rezultatin humbës që mori opozita. Në një intervistë për Neës 24 Fuga ka thënë se këto zgjedhej nuk ishin vullneti i qytetarëve. Sipas Fugës kjo ndodhi pasi rreth 59% e votuesve nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Akademiku u shpreh se të dyja palët mendojnë se përfaqësojnë shqiptarët, por faktet nuk përputhen me këtë propagandë pasi ata kanë vetëm 1/5 e vullnetit të shqiptarëve.

“Në këto zgjedhje ajo që është më kryesorja, jashtë këndvështrimit të politizuar, është se qytetari nuk ishte në këto zgjedhje. Nuk është vullneti i qytetarit. Në këto 3-4 vite janë me qindra mijëra shqiptarë që janë larguar, kjo vetëm nga politika por dhe nga vendi. Janë qytetarët shqiptarë që kanë gjykuar se është e pamundur qe me vullnetin politik të ndryshojnë diçka. Unë nisem nga shifra, s’dua të bëj opinione. S’jam as opinionist e as analist. Shifrat janë këto që afërsisht madje rreth 59% e votuesve se kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Një pjesë e tyre, 10-15 % nuk kanë qenë në Shqipëri, nëse kemi të regjistruar 3.6 milionë, dhe në kuti kemi 1.6 milionë, ne na mungojnë 2 milionë. Nuk mendoj se nga vendi kanë ikur 2 milionë. Ka njerëz që thonë se nuk do votojnë, por edhe shkojnë. Por kemi një bojkotim, një zhvlerësim të politikës në masë nga qytetari shqiptar. Ne do të shikojmë që nëse kanë votuar 50%, PS ka marrë 74 vende për deputetë, ka më shumë se PD dhe opozita në përgjithësi, do të qeverisi vetëm me 25 % të vullnetit të shqiptarëve. Kështu do të ndodhte dhe me PD. Të dyja pakët mendojnë se përfaqësojnë shqiptarët, por fakti nuk përputhet me këtë propagandë, me këtë narcizëm të partive që flasin në emër të kombit shqiptar. Ata kanë 1/5 e vullnetit të shqiptarëve. Ka shtresa shoqërore që kanë pakënaqësinë e tyre, është 30-40 % e shprehur me një distancimi.”, tha Fuga.

Më tej ai komentoi edhe humbjen e opozitës duke thënë se problem ka qenë se nuk arriti të shkonte te qytetari që nuk është i angazhuar si militant. Fuga tha se opozita qëndroi në bunkerin e militantizmit politik duke menduar se do të tërhiqte elektoratin e gjerë. Pjesa më e madhe e kandidatëve ishin të nxjerrë nga militantët, ishin figura locale dhe nuk mund të shkonin drejt qytetarit. Sipas Fugës, opozita nuk pati guximin që të emanciponte dhe modernizonte systemin politik në Shqipëri.

“Ajo që është problem, është se dhe opozita nuk arriti dot që të shkojë tek qytetari i gjerë, i cili nuk është i angazhuar si militant. Ai bën jetën e vetë si qytetar, dhe dihet që fatin e zgjedhjeve e përcakton ai qytetar që është indiferent ndaj politikës. PD nuk arriti dot të hyjë tek ky elektorat. Mazhoranca nuk arriti që të merrte më shumë vota. Se 8 vite në pushtet për çdo forcë politike, krijon pakënaqësi dhe njerëzit e duan ndryshimin, në parim. Mazhoranca vjen në një farë mënyrë e drobitur politikisht. Vinte me një parlament kukull prej dy vitesh për faktin se opozita u largua nga parlamenti, por mazhoranca, në vend që të shkonte në zgjedhje, gjeti të arsyeshme të vijonte me një parlament kukull. Shkuan tek një palë zgjedhje ku opozita nuk mori pjesë në zgjedhje. Si erdhi dhe pse? Këto janë çështje të tjera që nuk dua të hy. Opozita qëndroi për mua në bunkerin e militantizmit politik, duke menduar se dinamika që do të jenin militantët dhe ky elektorali aktiv do të tërhiqte elektoratin e gjerë. U fut në atë teknikë që kandidatët për deputetë si të thuash, mendoi se do t’i zgjidhte nga baza. Pjesa më e madhe e kandidatëve për deputetë ishin të nxjerrë nga militantët, ishin figura lokale dhe s’kishin mundësi që të shkonin drejt qytetarit. Madje disa nga figurat kanë qenë të ezauruara. Disa figura të reja marrin më shumë vota se sa figurat që kanë një lloj ezaurimi që ta jep koha në politikë. Opozita nuk pati guximin që të emanciponte dhe modernizonte sistemin politik shqiptar. Partitë politike duhet të hapeshin me një program qytetar.”, deklaroi Fuga.

 

Etiketa: Fugaopozitazgjedhjet

Të lidhura

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza
Aktualitet

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Të paktën 66 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës si pasojë e mungesës së ushqimit dhe kequshqyerjes, njofton...

19:19 28/06/2025
Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës
Aktualitet

Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës

Një zjarr i fuqishëm përfshiu paraditen e sotme një zonë me kallamishta në lagjet pranë puseve të naftës në qytetin...

18:50 28/06/2025
Para
Ambasadori gjerman reagon për zgjedhjet: Presim që aktorët politikë të njohin rezultatin

Ambasadori gjerman reagon për zgjedhjet: Presim që aktorët politikë të njohin rezultatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.