Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjedhjet në SHBA/ Nikki Haley premton të vazhdojë fushatën kundër Donald Trump

21:49 20/02/2024
Reading Time: 3 min lexim
GREENVILLE, SOUTH CAROLINA - FEBRUARY 20: Republican presidential candidate, former U.N. Ambassador Nikki Haley, speaks at a campaign event at Clemson University at Greenville on February 20, 2024 in Greenville, South Carolina. South Carolina holds its Republican primary on February 24. (Photo by Allison Joyce/Getty Images)

GREENVILLE, SOUTH CAROLINA - FEBRUARY 20: Republican presidential candidate, former U.N. Ambassador Nikki Haley, speaks at a campaign event at Clemson University at Greenville on February 20, 2024 in Greenville, South Carolina. South Carolina holds its Republican primary on February 24. (Photo by Allison Joyce/Getty Images)

Nikki Haley po e vazhdon fushatën brenda Partisë Republikane, megjithëse nuk duket ndonjë fitore në horizont për të. Ish-ambasadorja amerikane në OKB ka mbetur e vetmja kandidate republikane që kandidon përballë ish-presidentit Donald Trump për të marrë emërimin zyrtar të Partisë Republikane. Ekipi i saj po bëhet gati për pasojat e humbjes në zgjedhjet paraprake në vetë shtetin e saj Karolinën e Jugut, që do të mbahen të shtunën. Gjithashtu, ata nuk presin që ajo të fitojë përballë zotit Trump në ndonjë shtet tjetër gjatë javëve në vazhdim.

Por përpara një fjalimi të rëndësishëm të martën, zonja Haley i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se nuk do të heqë dorë nga konkurrimi në zgjedhjet paraprake republikane, pavarësisht nga rezultati që do të dalë të shtunën.

E mbështetur nga fondet më të mëdha të mbledhura ndonjëherë gjatë karrierës së saj politike, ajo u zotua ta vazhdojë përpjekjen kundër zotit Trump të paktën deri në Super të Martën, më 5 mars, kur pesëmbëdhjetë shtete mbajnë njëkohësisht zgjedhjet paraprake.

“Dhjetë ditë deri në Karolinën e Jugut, 20 shtete të tjera do të votojnë. Dua të them se këtu nuk është Rusi. Nuk dëshirojmë që dikush të futet në zgjedhje dhe të marrë 99% të votave”, tha zonja Haley. “Përse ky nxitim? Përse janë të gjithë kaq në panik për faktin që do të më duhet të dal nga kjo garë?”

“Refuzoj tërheqjen”, i tha zonja Haley një grupi të vogël mbështetësish të mbledhur në Karolinën e Jugut, në një fjalim ku paraqiti arsyetimin e saj për të qëndruar në garë. “Karolina e Jugut do të votojë të shtunën. Por të dielën, unë do të vazhdoj të kandidoj për presidente. Nuk do të largohem”.

Në fakt, disa republikanë po e inkurajojnë zonjën Haley ta vazhdojë fushatën zgjedhore edhe nëse vazhdon të humbasë, madje ndoshta deri edhe në Konventën Kombëtare Republikane që do të mbahet në korrik. Prania e saj mund të rezultojë e dobishme në rastin nëse ish presidenti 77-vjeçar, ndoshta kandidati më i ekspozuar i një partie kryesore në historinë amerikane, do të dënohej nga gjykata apo do të përfshihej në ndonjë tjetër skandal madhor.

Ndërsa lëvizja e zotit Trump, “Ta Bëjmë Amerikën Sërish Madhështore (MAGA)”, po ushtron trysni për daljen e saj nga gara, zonja Haley në mënyrë sfiduese ka theksuar ekspozimin ligjor të zotit Trump dhe ka kritikuar aktivistët e lëvizjes MAGA që thonë se refuzimi i saj për të mos dalë nga gara, po dëmton shanset që do të ketë zoti Trump në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor përballë presidentit Biden.

“Kjo është ndoshta gjëja më qesharake që kam dëgjuar ndonjëherë. Nëse dal sot nga gara, këto do të jenë zgjedhjet e përgjithshme më të zgjatura në histori”, i tha zonja Haley agjencisë së lajmeve Associated Press.

Ajo gjithashtu e refuzoi pyetjen nëse ka ndonjë shtet ku ajo mendon se mund ta mposhtë zotin Trump në zgjedhjet paraprake republikane.

“Në vend që të më pyesni se në cilat shtete do të fitoj, përse nuk shtrojmë pyetjen se si do të fitojë ai në zgjedhjet e përgjithshme pasi të ketë kaluar një vit të tërë në sallën e gjykatës?”, tha ajo.

Historia sugjeron se zonja Haley nuk ka ndonjë shans për ta ndalur zotin Trump. Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë që një kandidat republikan të ketë humbur që në dy votimet e para për zgjedhjet paraprake, siç ka humbur zonja Haley me një disavantazh mesatar prej 21% dhe në vazhdim të fitojë emërimin si kandidat zyrtar republikan për president. Anketimet sugjerojnë se ajo është në disavantazh të madh për zgjedhjet e së shtunës në vetë shtetin e saj, si dhe në zgjedhjet në 15 shtete që do të mbahen në Super të Martën. Dhe që kur zoti Trump njoftoi kandidimin e tij për herë të parë në vitin 2015, kanë dështuar të gjitha përpjekjet e kandidatëve të tjerë republikanë për ta ndalur atë.

Marrë nga VOA

Etiketa: Nikki Haley

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Fenomeni i Mandela/ Kur kujtimet e përbashkëta kanë rrënjë në imazhin e gabuar

Fenomeni i Mandela/ Kur kujtimet e përbashkëta kanë rrënjë në imazhin e gabuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.