Kandidati demokrat në SHBA për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden ka arritur të fitojë dhe shtetin e Arizonës.
Mediat amekriane bëjnë të ditur se Biden arritit të fitonte 11 vota elektorale, pas pothuajse një javë që kur u mbajtën zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor.
Me fitoren në Arizona, Biden ka 290 vota elektorale, ndërkaq presidenti amerikan, Donald Trump 217.
Në SHBA duhet që një kandidat të fitojë 270 vota që të marrë postine presidentit.Kjo është një fitore e madhe për demokratët pasi prej vitesh ky shtet ishte një bastion i besuar i republikanëve.
Biden është bërë kandidati i dytë presidencial amerikan, në shtatë dekada, që ka fituar në Arizona. Për herë të fundit, Bill Clinton kishte fituar në Arizona në zgjedhjet e vitit 1996.
Ndërkohë presidenti aktual Trump ende nuk e ka pranuar rezultatin e deritanishëm dhe ka kërkuar betejë ligjore për numërimin e votave në disa shtete.
Së fundmi në një status në Facebook Trump është shprehur se në të gjithë shtetin atij i janë fshirë 2.7 milion vota nga program i numërimit.Vetëm në Pensilvani, Trump shprehet se ka të dhëna që janë ndërruar 221 mijë vota. Pensilvania ishte një shtet ku Trump ishte rreth 700 mijë vota para, dhe në fund u shpall fitues Biden me rreth 20 mijë vota para.