Ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se ka marrë sinjale për përpjekje nga kryeministri Edi Rama për të blerë vota nga diaspora.
Në një mesazh për publikun, Berisha i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë, veçanërisht emigrantëve, që të raportojnë çdo përpjekje për manipulim të votës, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe sigurisë në procesin zgjedhor për diasporën.
Ai siguroi diasporën se Partia Demokratike po punon për të hartuar rregulla të qarta dhe të sigurta për votimin nga jashtë.
Sipas Berishës, Rama do të përdorë çdo mjet për të siguruar mandatin, duke u shprehur se veprimet e kryera deri tani kanë pasoja të rënda ligjore për të.