Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë përmes një postimi në facebook.
“Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta”- njofton ministria e Shëndetësisë.
Fico zëvendëson në këtë post Enkelejd Joti, i cili u emërua në krye të RTSH-së. Para kësaj detyre, Albana Fico ka mbajtur postin e kreut të ISHP-së.
Po kush është Prof. Albana Fico?
Albana Fico ka mbajtur më herët pozicionin e drejtueses të Institutit të Shëndetit Publik. Gjatë kohës së pandemisë Covid-19, roli i Ficos ishte i rëndësishëm për publikun. Fico është pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve që nga momenti kur u krijua, me qëllim menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19 në vend.
Dr. Fico është pedagoge me kohë të plotë, Katedra e Shkencave Biomjekësore të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Dr. Fico është një ish studente e bursës Senior Fulbright dhe është trajnuar zyrtarisht në Turqi dhe SHBA në Qendrat Mjekësore mëtë njohura në botë.
Interesat e kërkimit shkencor përfshijnë Tuberkulozin, BAL, Mezoteliomën dhe sëmundjet e lidhura me Azbestin, Testimin Kardiopulmonar (CPET), Bioteknologjinë Nano (biosensorët dhe transferimi teknologjik i tyre), COVID -19 (epidemiologji, testim, sëmundje).
Ajo është autore e disa librave dhe artikujve të botuardhe ka prezantuar punën shkencore si në forume kombëtare dhe në ato ndërkombëtare, dhe është anëtare bordi në shumë organizata profesionale. Ajo është Kryetare e Komitetit Shkencor të ISHP-së, Anëtare e Komitetit të Ekspertëve që këshillon Qeverinë për menaxhimin e Pandemisë Covid-19.
Dr. Fico ka marrë”Medaljen e Artë”, Shqipëri; Faculty Excellence Aëard 2005, 2006, Sanford Broën Institute, New York, USA; AMT Annual Award 2005 nga American Medical Technologies, USA.