Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zëri i një pacienteje me dializë mbetet pa përgjigje në foltoren e Berishës, qeveria dhe opozita bashkohen në heshtje për Allajbeun

13:55 21/01/2026
Reading Time: 4 min lexim

Gjatë foltores së mbajtur në zonën e Porcelanit në Tiranë, një episod i rëndë ekspozoi jo vetëm dramën e shëndetësisë, por edhe lidhjen e padukshme mes pushtetit dhe opozitës. Një paciente e dializës mori fjalën për të rrëfyer kushtet çnjerëzore ku trajtohet çdo ditë. Përballë saj ishte Sali Berisha, ndërsa mbi këtë histori qëndron hija e një emri që bashkon palët politike prej vitesh: Klodian Allajbeu.

Allajbeu konsiderohet prej kohësh oligarku që lidh qeverinë me opozitën, njeriu që nuk preket nga rotacioni politik dhe që ka qenë gjithmonë aty, pavarësisht kush qeveris apo kush bën opozitë. Koncesionet i ka marrë njëra pas tjetrës, ndërsa politika, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, ka zgjedhur të heshtë.

Në këtë sfond, fjala e pacientes u kthye në një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj sistemit. Ajo tregoi se i nënshtrohet dializës në Spitalin Amerikan, por trajtimi kryhet në bodrum, në të ftohtë, me pajisje mbi 20 vite të vjetra. Suplementet i blejnë vetë, infeksionet në gjak janë të shpeshta dhe frika për jetën i shoqëron çdo ditë.

Ajo kërkoi kontrolle të vërteta dhe ndërhyrje urgjente, duke thënë se premtimet janë të pavlera për njerëz që luftojnë për të mbijetuar. Por përgjigjja ishte po aq e ftohtë sa ambientet që përshkroi.

Qytetarja: E ngritëm me të madhe edhe në parlament, edhe dr. Iliri, për punën e dializave. Unë jam një nga ato paciente që gjoja ne jemi te Spitali Amerikan që vetëm Spital Amerikan nuk i thuhet atje në privat, jemi -2 në bodrum. Të vish atje, jo i vdekur, por një i ftohtë… shih si jam bërë. Ato makineritë që kemi ne mund të jenë mbi 20 vjet. Aty as makineri, asgjë nuk po na ndërrohen. Ne po marrim infeksion gjaku e po vdesim nga vjetërsia e makinerive. Vitamina e këto nuk kemi fare, vetëm bëjmë atë dializën dhe ikim të gjitha vitaminat i blejmë vetë. U bë një kontroll, por që të bëhet kontroll tamam nuk është bërë. Që të vish atje, duhet një kontroll rrënjësisht. Tani kemi dëgjuar nëpër ajër sikur do të bëhet në kat të 7, po sa të bëhet në kat të 7, unë kam vdekur për 5 vjet. Duhet të ngrihet edhe njëherë në parlament dhe të bëhet një kontroll jashtëzakonisht atje vetëm për ne të sëmurët se çdo ditë një i sëmurë o do të vdesë, o do të jetë në reanimacion që është në gjendje kome, nuk e di. Vetëm të vijë një kontroll rutinë që mos ta marrin vesh se nga vjen. Kemi frikë tani, themi oh shyqyr u ngritëm edhe sot, edhe nesër, u shyqyr shpëtuam edhe sot. Unë i kam bërë edhe jashtë, në Itali dhe kjo është që po ikim të gjithë, jo vetëm fëmijët, por po ikim edhe ne se përpara jetës unë nuk do të vë…kjo duhet parë meqenëse e ngriti edhe doktori që spitali pa drita, pa ilaçe, kështu janë të gjitha spitalet.

Pas kësaj dëshmie, reagimi ishte minimal.

Sali Berisha: Shumë faleminderit për ndërhyrjen.
Floriana Garo: Mbrapa.

Në krah të Berishës ndodhej edhe Ilir Alimehmeti, për të cilin vetë pacientja tha se çështja e dializave ishte ngritur më herët, por edhe këtë herë nuk pati asnjë reagim. Rasti i saj u anashkalua, ndryshe nga ndërhyrje të tjera që morën përgjigje politike dhe retorikë të zakonshme.

Pas kësaj heshtjeje qëndron koncesioni i hemodializës, i dhënë që prej vitit 2016 kompanisë Dia Vita sh.p.k., në pronësi të Allajbeut. Një kontratë që, sipas raporteve zyrtare, ka prodhuar kosto të fryra, pagesa të dyfishta dhe rrezik serioz për pacientët, ndërsa ka sjellë miliona euro për koncesionarin.

Raportet e KLSH kanë evidentuar shkelje të rënda, por rekomandimet nuk janë zbatuar. Pagesat vazhdojnë, shërbimi mbetet problematik dhe pacientët trajtohen në kushte që rrezikojnë jetën. Ndërkohë, politika, si qeveria ashtu edhe opozita, hesht. Jo rastësisht.

Allajbeu mbetet figura që i bashkon palët, oligarku i paprekshëm që merr koncesione, përfiton nga buxheti publik dhe nuk përballet kurrë realisht me përgjegjësi. Në këtë realitet, fjala e pacientes së dializës mbetet vetëm një dëshmi e dhimbshme e një sistemi të kapur, ku shëndeti i njerëzve vlen më pak se interesat e një njeriu të vetëm.

Etiketa: dializaedi ramafoltoreKlodian AllajbeupacientjareformaeditorialSali Berishaspitali amerikan

Të tjera

Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako
Aktualitet

Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar situatën e rëndë që po përjeton qyteti i Durrësit pas...

12:51 21/01/2026
Nga Shqipëria në Vietnam: Vetëm 7 vende konfirmojnë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes
Aktualitet

Nga Shqipëria në Vietnam: Vetëm 7 vende konfirmojnë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Deri më sot, 52 udhëheqës nga po aq vende të botës janë ftuar për të marrë pjesë në Bordin e...

12:43 21/01/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zëri i një pacienteje me dializë mbetet pa përgjigje në foltoren e Berishës, qeveria dhe opozita bashkohen në heshtje për Allajbeun

Zëri i një pacienteje me dializë mbetet pa përgjigje në foltoren e Berishës, qeveria dhe opozita bashkohen në heshtje për Allajbeun

13:55 21/01/2026
Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako

Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako

12:51 21/01/2026
Nga Shqipëria në Vietnam: Vetëm 7 vende konfirmojnë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Nga Shqipëria në Vietnam: Vetëm 7 vende konfirmojnë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

12:43 21/01/2026
Gjykata: Shehaj i pafajshëm për shpifje, gjobë për fyerje ndaj Lapajt

Gjykata: Shehaj i pafajshëm për shpifje, gjobë për fyerje ndaj Lapajt

12:36 21/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.