Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zelenskyy i hapur për bisedime me Rusinë, por ka disa kushte

08:25 09/11/2022
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti i Ukrainës ka sugjeruar se është i hapur për bisedime paqeje me Rusinë, duke zbutur qëndrimin e tij kundër negociatave me Moskën për sa kohë që Presidenti Vladimir Putin është në pushtet. Megjithatë zoti Zelenskky vazhdon t’i përmbahet kërkesave thelbësore të Kievit, si kusht për Rusinë.

Thirrja e zotit Volodymyr Zelenskyy drejtuar komunitetit ndërkombëtar për të “detyruar Rusinë në bisedime reale të paqes” pasqyroi një ndryshim në retorikë. Në fund të shtatorit, pasi Rusia aneksoi ilegalisht katër rajone ukrainase, ai nënshkroi një dekret që deklaronte “pamundësinë e zhvillimit të bisedimeve” me Putinin.

Por parakushtet që udhëheqësi ukrainas renditi të hënën vonë duket se nuk janë fillestare për Moskën, kështu që është e vështirë të shihet se si komentet e fundit të zotit Zelenskyy do të çonin përpara ndonjë bisedë.

Presidenti Zelenskyy përsëriti se kushtet e tij për dialog ishin kthimi i të gjitha tokave të pushtuara të Ukrainës, kompensimi për dëmet e luftës dhe ndjekja penale e krimeve të luftës. Ai nuk specifikoi se si udhëheqësit botërorë duhet ta detyrojnë Rusinë në bisedime.

Armët dhe ndihma perëndimore kanë qenë thelbësore për aftësinë e Ukrainës për të kundërshtuar pushtimin rus, që disa fillimisht prisnin se do të nodhte lehtësisht. Sipas analistit politik Volodymyr Fesenko, kjo do të thotë se Kievi nuk mund të injorojë se si shihet lufta në SHBA dhe Bashkimin Evropian.

“Zelenskyy po përpiqet të manovrojë sepse premtimi i negociatave nuk e detyron Kievin për asgjë, por bën të mundur ruajtjen e mbështetjes së partnerëve perëndimorë”, tha zoti Fesenko, kreu i institutit të pavarur Penta Center me bazë në Kiev.

“Një refuzim kategorik për të mbajtur bisedime është në dobi të Kremlinit, kështu që Zelenskyy po ndryshon taktikat dhe po flet për mundësinë e një dialogu, por me kushte që e bëjnë gjithçka shumë të qartë”, shtoi ai.

Ndërsa ndihma për Ukrainën ka fituar mbështetje të fortë dypartiake në Kongresin amerikan, një opozitë konservatore në rritje mund ta komplikojë këtë vitin e ardhshëm nëse republikanët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e së martës.

Komentet e fundit nga udhëheqësi republikan Kevin McCarthy se ligjvënësit nuk do t’i shkruajnë një “çek të bardhë” Ukrainës pasqyrojnë skepticizmin në rritje të partisë për koston e mbështetjes.

Ligjvënësit republikanë që mbështesin ndihmën për Ukrainën shohin një mundësi për të miratuar një këst tjetër ndihme këtë vit me Kongresin aktual.

Rusia dhe Ukraina zhvilluan disa raunde bisedimesh në Bjellorusi dhe Turqi në fillim të luftës, që tani po afrohet në muajin e nëntë, dhe zoti Zelenskyy vazhdimisht bëri thirrje për një takim personal me Putinin – gjë që Kremlini e hodhi poshtë.

Bisedimet e ngecura pas takimit të fundit të delegacioneve, në Stamboll në muajin mars, nuk dhanë rezultate.

Zoti Zelenskyy tha të hënën se Kievi ka “propozuar në mënyrë të përsëritur bisedime ndaj të cilave ‘ne gjithmonë kemi marrë përgjigje të pamatura ruse me sulme të reja terroriste, bombardime ose shantazhe”.

Rusia rifilloi thirrjet për bisedime pasi filloi të humbiste terren nga një kundërofensivë ukrainase në lindje dhe jug në shtator. Zoti Zelenskyy hodhi poshtë mundësinë e negociatave me Putinin më vonë atë muaj pasi udhëheqësi rus shpalli ilegalisht katër rajone të Ukrainës si territor rus.

Zoti Zelenskyy tha të hënën se kushtet e Ukrainës për dialog përfshinin “rivendosjen e integritetit territorial të Ukrainës, kompensimin për të gjitha dëmet e luftës, dënimin për çdo kriminel lufte dhe garanci se lufta nuk do të ndodhë më”.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Andrei Rudenko, tha të martën se Moska nuk po vendos asnjë kusht për rifillimin e bisedimeve. Ai akuzoi Kievin për mungesë “vullneti të mirë”.

“Kjo është zgjedhja e tyre. Ne gjithmonë kemi deklaruar gatishmërinë tonë për negociata të tilla”, tha zoti Rudenko.

Presidenti Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë pohuar në mënyrë të përsëritur se Shtetet e Bashkuara po e pengojnë Ukrainën të angazhohet në bisedimet e paqes, që disa vende kanë ofruar të ndërmjetësojnë.

Në një intervistë të martën, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha se vendet perëndimore nuk do ta shtyjnë Kievin të negociojë për kushtet e Moskës/VOA

Të tjera

Skandali ndërkufitar/ Shqipëria trafikon ilegalisht qentë e rrugëve në Maqedoninë e Veriut
Aktualitet

Skandali ndërkufitar/ Shqipëria trafikon ilegalisht qentë e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Një akuzë e rëndë dhe alarmante ka shpërthyer në Maqedoninë e Veriut, ku organizatat për mbrojtjen e kafshëve ngrenë dyshime...

13:18 13/01/2026
Skandal me sigurinë bankare në BKT, si u klonuan kartat në Tiranë dhe paratë u vodhën jashtë vendit
Aktualitet

Skandal me sigurinë bankare në BKT, si u klonuan kartat në Tiranë dhe paratë u vodhën jashtë vendit

Një incident serioz i sigurisë bankare ka tronditur klientët e Banka Kombëtare Tregtare, duke nxjerrë në pah një skemë klonimi...

12:50 13/01/2026
Para
Horoskopi sot, 9 nëntor 2022

Horoskopi sot, 9 nëntor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandali ndërkufitar/ Shqipëria trafikon ilegalisht qentë e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Skandali ndërkufitar/ Shqipëria trafikon ilegalisht qentë e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

13:18 13/01/2026
Skandal me sigurinë bankare në BKT, si u klonuan kartat në Tiranë dhe paratë u vodhën jashtë vendit

Skandal me sigurinë bankare në BKT, si u klonuan kartat në Tiranë dhe paratë u vodhën jashtë vendit

12:50 13/01/2026
‘Smart City’, nga tender në kërcënim real për qytetarët: korrupsion, kontroll dhe frikë

‘Smart City’, nga tender në kërcënim real për qytetarët: korrupsion, kontroll dhe frikë

11:05 13/01/2026
“Unë s’do kaloja në tunelin e Llogarasë”, inxhinieri Nazarko ngre alarmin për sigurinë

“Unë s’do kaloja në tunelin e Llogarasë”, inxhinieri Nazarko ngre alarmin për sigurinë

17:32 12/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.