Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbulohet letra sekrete e Sandër Simonit, si u nënvlerësua alarmi për terroristët individualë

17:53 01/05/2020
Reading Time: 4 min lexim

Më parë, neni 75/a i Kodit të Procedurës parashikonte 40 vepra të rënda penale në kompetencë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Gjykatës për Krimet e Rënda, institucione këto të zëvendësuara tashmë nga SPAK.

Kuvendi ndryshoi nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, duke reduktuar veprat penale në kompetencë të SPAK 3 vite më parë, kur u hoqën 31 vepra penale të rënda penale, duke kaluar në kompetencë të prokurorive dhe gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm.

Në një letër të publikuar së fundmi nga Report Tv, thuhet se Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me në krye Sandër Simonin, ka shprehur shqetësimin në atë kohë për pasojat e reduktimit të kompetencave të SPAK, veçanërisht për heqjen e veprave penale të trafiqeve dhe në fushën e terrorizmit.

Në letër ndër të tjera, në letër thuhet se “ne mendojmë se propozimet për ndryshimin e nenit 75/a të KPRP në lidhje me kompetencën e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ngushtojnë kuptimin e krimit të organizuar dhe i heqin kësaj gjykate të posaçme kompetencën për gjykimin e veprave penale të trafiqeve të qenieve njerëzore, armëve, narkotikëve si dhe të veprave penale në fushën e terrorizimit. Kjo mund të ndikojë negativisht në trajtimin me efikasitet të këtyre çështjeve të natyrës së krimit të organizuar dhe në aplikimin e një politike penale jo të përshtatshme, duke qenë në kompetencë të gjykatave të rretheve gjyqësore”.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka kërkuar që SPAK dhe Gjykatat e Speciale të kenë të njëjtat kompetenca lëndore si Gjykata e Krimeve të Rënda: “Kujtojmë këtu se hetimi dhe gjykimi i çështjeve të trafikimit të qenieve njerëzore, të narkotikëve apo të armëve janë të lidhura ngushtë me bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar dhe vetëm një gjykatë e specializuar e posaçme mund t’i trajtojë ato. Shpërndarja e hetimit dhe e gjykimit për këtë natyrë çështjesh në prokuroritë dhe gjykatat e rretheve gjyqësore do të dëmtonte hetimin e fakteve kriminale e të mekanizmit të ngjarjeve që shpesh shtrihet në të gjithë territorin e vendit dhe jashtë”, thuhet në letër.

Kjo letër i është drejtuar Komisionit për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, me në krye Fatmir Xhafajn, teksa propozimet e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u pranuan nga OPDAT, Ministria e Brendshme, ekspertët penalistë dhe Fatmir Xhafaj, por propozimet nuk u reflektuan në versionin përfundimtar të miratuar.

Mirëpo gjymtimi i kompetencave ka sjellë pasoja, mes të cilave edhe: Nëse veprat penale të terrorizimit, komplotit, vrasjeve, trafikut të drogës, armëve, qenieve njerëzore etj., kryhen nga individë, nuk janë në kompetencë të SPAK dhe Gjykatave Speciale. Nëse këto vrpa penale kryhen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, organizatave dhe bandave të armatosura, janë në kompetencë të SPAK.

Pra, 33 vepra të rënda penale, kur kryhen jo në bashkëpunim, nuk janë në kompetencë të SPAK.

Veprat penale që iu hoqën SPAK
Genocidi (neni 73 Kodi Penal)
Krime kundër njerëzimit (neni 74)
Krimet e luftës (neni 75)
Vrasja për gjakmarrje (neni78/a)
Vrasja në rrethana të tjera cilësuese (neni 79)
Vrasja e funksionarëve publikë (neni 79/a)
Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit (neni 79/b)
Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare (neni 79/c)
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit (neni 109)
Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë (neni 109/b)
Trafikimi i personave të rritur (neni 110/a)
Trafikimi i të miturve (neni 128/b)
Atentati (neni 219)
Komploti (neni 220)
Kryengritja (neni 221)
Vepra me qëllime terroriste (neni 230)
Financimi i terrorizmit (neni 230/a)
Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizmin (neni 230/b)
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve (neni 231)
Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (neni 232)
Krijimi i turmave të armatosura (neni 233)
Prodhimi i armëve luftarake (neni 234)
Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj (neni 265/a)
Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj (neni 265/b)
Thirrja për pjesëmarrje në veprime luftarake të dhunshme në një shtet të huaj (neni 265/c)
Trafikimi i armëve dhe i municionit (neni 278/a)
Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive (neni 282/a)
Trafikimi i narkotikëve (neni 283/a)
Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale (neni 284/a)
Fshehja ose asgjësimi i kufomës (neni 333)
Detyrimi për të kallëzuar provën (neni 334)

Të lidhura

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë
Kosovë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që morën pjesë në...

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’
Bota

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Sabajet Shuti, 31 vjeç, i njohur si një prej figurave të njohura të grupit kriminal shqiptar “Hellbanianz”, është dënuar me...

19:44 28/06/2025
Para

Më në fund 'dritë' në Itali: Ulet numri i viktimave sërish, shumë persona të shëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.