Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbulohen përgjimet e bisedave mes gjeneralëve rus, ja plani sekret për pushtimin e Ukrainës

21:13 13/02/2022
Reading Time: 4 min lexim

Inteligjenca amerikane ka përgjuar biseda mes gjeneralëve rusë. Nuk përjashtohet që të jetë dezinformim për të ngatërruar kundërshtarët.

Para së gjithash, provokimi, ndoshta një sulm i rremë ndaj prorusëve në Donbass, i ndërtuar mjeshtërisht nga shërbimet e Moskës për të pasur një pretekst. Më pas ofensiva për t’u përgjigjur, që do të nisë mes të mërkurës ose të enjtes, me dy direktiva të mundshme: një operacion shkatërrues, por i kufizuar në kohë, ose pushtimi afatgjatë i Kievit. Këto janë planet e Kremlinit për të pushtuar Ukrainën, “arma shpërthyese” që inteligjenca perëndimore ka kapur. Presidenti i SHBA, Joe Biden ia ka thënë liderit të Kremlinit, Vladimir Putin në telefonatën e djeshme, duke shpresuar ta bindte të ndalonte, përndryshe aleatët janë të bashkuar në vendosmërinë e tyre për ta bërë Rusinë të pahuajë çmimin më të lartë që ka paguar deri më sot. Sipas burimeve autoritative të shërbimeve të fshehta aleate, përshkallëzimi ushtarak rus në ditët e fundit ka qenë shumë intensiv. Përpara kufijve të Ukrainës, përgjatë gjithë vijës që rrethon vendin nga Bjellorusia në Krime, aktualisht janë vendosur 95 Grupe Batalionesh Beteje. 30 batalione janë të vendosur në mënyrë të përhershme në këto rajone dhe për këtë arsye ka pasur një rritje prej mbi dy të tretat. 17 të tjera pritet të mbërrijnë deri nesër, duke e çuar totalin në 120 batalione, që Putini e konsideron pragun kritik të nevojshëm për të nisur sulmin. Midis 100 dhe 110 mijë burra, gati për të pushtuar.

E gjithë kjo tashmë është provuar nga fotot satelitore, por arma që kanë shtënë në dorë shërbimet perëndimore është përgjimi i bisedave mes gjeneralëve rusë, ku vihen re detajet e planit. Media amerikane nuk e përjashton mundësinë që është një dezinformim i përhapur qëllimisht nga Kremlini për të ngatërruar kundërshtarët, por askush nuk dyshon se komunikimet kanë ndodhur dhe janë regjistruar. Urdhri për sulmin ende nuk është dhënë, por mund të vijë në këto orë, sepse priten drejtuesit ushtarakë.

Me t’u sajuar justifikimi, sulmi do të nisë Të mërkurën ose të enjten, ndoshta nga veriu duke përfituar nga stërvitjet që po zhvillohen në Bjellorusi, me dy skenarë mbizotërues. I pari, ai që konsiderohet më i mundshmi, është “toka e djegur”. Një demonstrim i forcës dërrmuese ushtarake, i kryer në një format hibrid, i cili do të shkaktonte dëme shkatërruese deri në portat e Kievit, por më pas do të pasohej nga tërheqja e menjëhershme e trupave brenda kufijve rusë. Kjo do t’i mundësonte Putinit të tregonte se askush nuk mund të bëjë shaka me Moskën, duke eleminuar edhe akuzat se ka pushtuar vendin.  

Kështu ai do t’i ndante perëndimorët mbi masën e përgjigjes së tyre ndaj një operacioni të kufizuar, duke shmangur rreziqet e pushtimit të zgjatur dhe të luftës guerile. Skenari i dytë, nga ana tjetër, do të ishte marshimi drejt Kievit, për të instaluar një qeveri kukull. Ekziston edhe një hipotezë e tretë, ajo e aksidentit në qiejt e Lituanisë, përkatësisht një shkelje e hapësirës ajrore ndaj së cilës NATO do të detyrohej t’i përgjigjej. Inteligjenca e konsideron atë si skenarin më të largët, sepse do të kishte pasoja katastrofike, të cilat mund të shkaktonin vërtet një luftë botërore.

Zyrtarisht Kievi fton të shmangen alarmet, por në realitet i frikësohet pushtimit dhe po shqyrton lëshimet për zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut për ta shmangur atë. Megjithatë, nuk është e sigurt që i mjafton Putinit, sepse ai ka kërkuar që të rishikohet e gjithë arkitektura e sigurisë në Evropë. Sesioni i dytë i takimeve me formatin e Normandisë, i cili u zhvillua në Berlin më 10 shkurt, nuk dha rezultate dhe Moska kërkoi që diskutimi të rifillonte në Grupin e Kontaktit Trepalësh, i cili përfshin Rusinë, Ukrainën dhe OSBE-në. Putini mund të tërhiqej vetëm nëse merr diçka shumë domethënëse nga negociatat, përndryshe do t’i duhet t’i japë shfryrje aparatit ushtarak, duke u paraqitur si i sulmuar dhe duke shmangur akuzën e ndryshimit të kufijve me dhunë.  Ndërkohë, më 9 shkurt Këshilli Atlantik miratoi përgjigjet parandaluese, duke vendosur instalimin në Hungari të 4 batalioneve të Forcës së Reagimit të Shpejtë.

Telefonata e djeshme u kërkua nga Biden pikërisht për të ballafaquar Putinin me informacion mbi planet e tij. Kishte një karakter përfundimtar, për ta paralajmëruar se Perëndimi nuk bën bllof dhe për ta bindur të ndalojë, duke i ofruar një rrugëdalje diplomatike. Përndryshe, sanksione të projektuara për të gjunjëzuar Rusinë. / La Repubblica 

Të lidhura

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë
Bota

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

Gjatë konfliktit 12-ditor midis Iranit dhe Izraelit, në Iran humbën jetën rreth 935 persona, njoftoi sot një zëdhënës i sistemit...

19:11 30/06/2025
I dënuar 50 herë, shqiptari fiton betejën të qëndrojë në Britani
Bota

I dënuar 50 herë, shqiptari fiton betejën të qëndrojë në Britani

Zenel Beshi, një shtetas shqiptar me afro 50 dënime penale, ka fituar të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e...

11:57 30/06/2025
Para
Atentati në Shkodër, kush ishte Prek Tonaj që u vra në mes të lokalit

Atentati në Shkodër, kush ishte Prek Tonaj që u vra në mes të lokalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

20:26 30/06/2025
Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

19:11 30/06/2025
Maturantët japin sot provimin e fundit/ Mbyllet cikli i Maturës Shtetërore 2025

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje

18:32 30/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Rrëzohet nga pallati në ndërtim punëtori, ndërron jetë në spital

18:27 30/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.