Për shkak të uljes së temperaturave vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dëborës.
ARRSH njofton se në zonën e Korçës dhe të Kukësit bora ka shkuar deri në 5 cm. Pritet që edhe gjatë ditës sot të ketë reshje dëbore.
Aktualisht situata është normale dhe po punohet për pastrimin e dëborës dhe kriposje. Sipas ARRSH, qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.
Autoriteti Rrugor ka bërë thirrje që mjetet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.