Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbardhen emrat, ja zyrtarët dhe drejtorët e arrestuar tek ARRSH në Durrës

13:51 14/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Prokuroria e Durrësit ka dhënë detajet nga hetimet për arrestimet tek Autoriteti Rrugor Shqiptar në Durrës.

Nga njoftimi zyrtar i Prokurorisë, bëhet me dije se procedimi penal ka nisur nga fakti që në kilometrin e trete të rrugës nacionale “Plepa- Kavajë” kanë ndodhur një sërë aksidentesh, që kanë sjellë edhe vdekjen e disa personave.

Pikësisht në këtë zonë është identifikuar edhe pika e karburantit, e cila ka qënë në zonë në kundërshtim me ligjin. Pas identifikimit të shkeljes kanë nisur hetimet ndaj inxhinierëve specialistë të ARRSH-së: Agron Hasa, Kastriot Braha, Aferdita Basha e Dhurata Lazaj dhe anëtarëve të Këshillit Teknik; Spartak Tarkaj, Astrit Zenelaj dhe Leke Tushaj.

Të gjithë akuzohen për ‘shpërdorimi të detyrës’ dhe ‘dhënie të ndihmës për ndërtimin e paligjshëm’. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Durrësit ka kërkuar arrestimin e tyre, operacion i cili është finalizuar ditën e sotme.

Mësohet se deri më tani janë prangosur: Agron Hasa, Kastriot Braha , Afërdita Basha, Dhurata Lazaj, Astrit Zenelaj, Spartak Tarka, Lek Tushaj, Rezart Arkaxhiu, Xhevat Vataksi. Megjithatë në njoftimin e Prokurorisë nuk është bërë me dije identiteti i biznesmenit që ka pasur në pronësi karburantin, i cili quhet Mustafa Koka.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në kuadrin e hetimeve të gjithanshme që po kryen dhe sidomos në hetimin e veprave penale që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës dhe të tejkalimit të kompetencave që ligji i ka ngarkuar punonjësve të administratës shtetërore ka regjistruar çështjen penale për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si dhe për veprën penale të ‘Dhënia e ndihmës për ndërtimin e paligjshëm’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199/b dhe 25 të Kodit Penal.

Faktet mbi të cilin është regjistruar ky procedim kanë të bëjnë me një sërë aksidentesh automobilistike që kanë ndodhur në rrugën nacionale Plepa Kavajë dhe konkretisht në kilometrin e tretë, ndodhet një pikë furnizimi me karburant, i cili dyshohet se është ndërtuar dhe ka marrë leje në kundërshtim me ligjin, Kodin Rrugor LIGJ 8387 /1998, i ndryshuar me Ligjin Nr.10 488, datë 5.12.2011 dhe VKM Nr.153 datë 07.04.2000 ‘Për miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë’, e ndryshuar VKM Nr. 298, datë 8.4.2015.

Për këtë rast janë kryer hetime ndaj të dyshuarve Agron Hasa, Kastriot Braha, Aferdita Basha e Dhurata Lazaj si specialiste inxhiniere të ARSH, Spartak Tarkaj, Astrit Zenelaj, Leke Tushaj me cilësinë e drejtorëve të drejtorive të ARSh-së, anëtarë të Këshillit Teknik, të cilët kanë konsumuar elemente të figurës së veprës penale të ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe të veprës penale të ‘Dhënia e ndihmës për ndërtimin e paligjshëm’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199/b dhe 25 të Kodit Penal.

 

Mbi bazen e këtyre fakteve Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës është drejtuar me kërkesë në Gjykatë për caktimin e masave të sigurimit ndaj tyre dhe me datë 14.10.2020 është bërë ekzekutimi i masave të sigurimit të caktuara ndaj shtetasve Agron Hasa, Kastriot Braha , Afërdita Basha, Dhurata Lazaj, Astrit Zenelaj, Spartak Tarka, Lek Tushaj, Rezart Arkaxhiu, Xhevat Vataksi.

Dhe një herë shprehim vendoshmërinë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për zbatimin me korrektësi të ligjit me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të gjithë atyre punonjësve shtetëror të cilët në mënyrë të kundraligjshme përfitojëe nga funksioni që i është dhënë dhe nxjerrin përfitime materiale për të tretët ose për vete duke dëmtuar pasurinë shtetërore dhe duke sjellë pasoja të rënda për interesat e shtetit dhe të shtetasve në përgjithësi.

Etiketa: arrestimARRSHdrejtorë

Të lidhura

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës
Aktualitet

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

SPAK ka sekuestruar telefonin celular të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, përfaqësues i Partisë Socialiste. Kryebashkiaku...

11:09 15/05/2025
Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja
Kryesore

Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

Partia Demokratike ka njoftuar se më 16 maj, në orën 17:00, do të organizojë një protestë në Bulevardin e Ri....

10:54 15/05/2025
Para

Basha “zbulon” planin e Ramës, Milva Konomi në Durrës si kryetare bashkie, i duhet për inceneratorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

11:09 15/05/2025
Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

10:54 15/05/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Fëmija 3 vjeç dëmtohet në çerdhe, nëna bën denoncimin

10:40 15/05/2025
Dështim apo zgjidhje? Përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështim apo zgjidhje? Përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

10:33 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.