Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Zaho ndodhej ende në barkun e nënës”, Rama me bashkëshorten dhe djalin e vogël në Vatikan

10:52 27/11/2021
Reading Time: 3 min lexim

Sot është 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, Vatikanit.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i bashkohet një ceremonie në kuadër të kësaj dite që po mbahet në Romë, bashkë me familjen e tij.

Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga gruaja, Linda Rama dhe djali i tij i vogël, Zaho, kanë takuar nga afër Kardinalin Ernest Troshani dhe të tjerë personazhe të rëndësishme të Selisë së Shenjtë.

Kardinali ka nisur fjalën i pari në këtë ceremoni, ndërsa uroi që të gjithë shqiptarët të bekohen nga një rreze nga qielli dhe një varg engjëjsh.

“Në emër të Zotit ju falënderoj që keni ardhur këtu, në këtë ditë të bukur për të shtuar dritët e horizontit shqiptar, në triumfin e lirisë. Në këtë moment uroj që të gjithë që jemi këtu, një rreze nga qelli dhe një varg engjëjve të vijnë për të na bekuar të gjithëve, popullin shqiptar. dhe këtë shqiponjë. të jetë ky urimi për të gjithë njerëzit që të jetojnë në paqe dhe të gëzojnë paqen.”, tha kardinali Ernest Troshani.

Nga ana tjetër kryeministri Rama kujtoi takimin e tij me Papa Franceskun kur bashkëshortja e tij ishte shtatzënë me Zahon dhe  shtoi se ai takim do të mbetet në kujtesën e tij.

Mes të tjerash Rama thesksoi disa prej vlerave të shqiptarëve, siç është edhe bashkëjetesa fetare. Po ashtu, Rama shtoi se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që i hapi derën qytetarëve afganë.

“Shumë i nderuar eminencë, zonja dhe zotërinj, ambasadorë, të nderuar pjesëmarrës, jam i nderuar që gjendem në këto vende, në qytetin e përjetshëm, Mater et magistra ku Papa Francesku do të më priste për herë të dytë me bashkëshorten time Lindën dhe djalin tim Zaho, i cili ndodhej ende në barkun e nënës së tij, kur Ati i shenjtë na priti për herë të parë. Do të mbetet ende i paprekur në kujtesën time hiri i atij takimi i pasuar nga vizata e shenjtërisë së tij në Shqipërisë. Më kujtohet se ai u prit nga një dashuri e pamasë nga mijëra e mijëra shqiptarë, katolikë, myslimanë, ortodoks, të cilët ishin mbledhur në sheshin Nënë Tereza, në tokën e vëllazërisë fetare, siç ai vetë e përkufizoi në at rast. Mbreti David thotë në një nga këngët e tij; “ja sa e bukur dhe e ëmbël është që vëllezërit të jetojnë së bashku. Është si ai vaji i çmuar i derdhur mbi kokë që vihet mbi mjekrën e Aronit dhe zbret në mjekrën e tij”. Kisha Katolike prej shekujsh bën vepra vëllazërie në vendin tonë. kjo është një arsye për t’i qenë mirënjohës.

E kam të vështirë të shpreh siç duhet mirënjohje kundrejt Kishës dhe katolikëve, shqiptarë apo të huaj qofshin që bëjnë kaq shumë për të përmirësuar jetën e më nevojtarëve. Por sot më shumë se kurrë, në prani të Shkëlqesisë së tij, do të doja t’ju falënderoja për këtë vëllazëri, që bashkon Selinë e Shenjtë me Republikën e Shqipërisë, 30 vite më parë u lidhën marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Shqipëria është ndër vendet e para që ua hapi dyert e veta mijëra afganëve. Ne se refuzuam thirrjen për ndihmë, por u përpoqën që të ndajmë me ta gjithçka mundeshim, siç bëmë me hebrenjtë. U bëmë vendi në Europë me më shumë hebrenj. Për ne është e rëndësishëm jo vetëm t’i mirëpresim ata që ndodhen në udhëkryq mes jetës dhe vdekjes, si njerëz të familjes. Me Kishën Katolike, me shumë vepra të tjera ndihme, ne ecim duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit. Këto projekte iu drejtohen brezave tanë të rinj, që të mësojnë respektin për të tjerët. ne nuk do të ndalemi. Para se ta mbyll, do të doja të falënderoja shkëlqesinë e tij dhe gjithë diplomacinë, për t’i dhënë jetë marrëdhënies mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë. e dimë se kjo marrëdhënie u ndërpre në mënyrë brutale prej një regjimi, që mbi të gjitha i bëri të keqen më ekstreme katolikëve dhe atyre që ndiqnin këtë fe. në këtë festë të 3-fishtë, të 150 vjetorit të lindjes së Franceskanit At Gjergj Fishta, dhe në prani të kaq shumë të ftuarve të shquar, ndihme i nderuar që mund t’ju jap dekoratën më të lartë që një kryeministër ka dhënë, titullin e kordonit të madh me yll për mirënjohjen publike të modeluar me ngjyrat kombëtare dhe armët e Skënderbeut”, tha Rama.

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Zjarr në ambientet e spitalit COVID 3 në QSUT, ja dyshimet e para

Zjarr në ambientet e spitalit COVID 3 në QSUT, ja dyshimet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.