Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Yuri Kim thirrje institucioneve të hetojnë shkeljen e të dhënave personale gjatë zgjedhjeve të 25 prillit

17:57 12/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u ka bërë apel autoriteteve të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Duke shpërndarë në Twitter statusin e kreut të KQZ Ilirjan Celibashi rekomandimin e katërt të OSBE/ODIHR, Kim shkruan se është e drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme.

“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të @osce_odihr në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme – është themelore për demokracinë”- shkruan ambasadorja Yuri Kim në Twitter.

Po ashtu, Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi ngritjen e Komisionit Parlamentar përsa i përket zgjedhjeve të 25 prillit. Ai u shpreh se Partia Demokratike e ka detyrë jo vetëm ndaj zgjedhësve të saj, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve që të hetojë masakrën zgjedhore të ndodhur më 25 prill.

Alibeaj ka treguar edhe nëntë pikat që sipas tij kanë nevojë urgjente që të hetohen, ndër të cilat është ajo e çështjes së spiunazhit modern.

“Së bashku me kolegët kemi dorëzuar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për masakrën zgjedhore që ndodhi në 25 Prill. Është një nevojë ulëritëse që sistemi demokratik kërkon, disa nga çështjet kryesore që meritojnë dhe do të hetohen, në transparencë të plotë me publikun:

  1. Mbyllja e kufijve, duke iu bërë të pamundur emigrantëve votimin
  2. Legalizimi i 10 mijë banesave
  3. Shtesa e ndihmës ekonomike vetëm disa muaj para zgjedhjeve, 20 mijë familje u rifutën në skemë, për tiu blerë votat përmes varfërisë
  4. Punësimi i më së paku 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme, në këtë vend që vetëm ikin njerëzit për shkak të papunësisë.
  5. Rritja e rrogave për administratën, e cila është kthyer në një skuadër të PS, këta njerëz përdoren vetëm në periudhën e fushatave zgjedhore
  6. Do të hetohen 120 milionë të asfaltit elektoral
  7. Do të hetohen 505 milionë tendera, koncensione, që 878 kontrata, në vitet e tjera ka qenë një shifër tre herë më e vogël. Periudha pas pandemisë, ku lëngonte familja shqiptare, por u gjetën paratë për tiua shpërndarë një grupi të madh njerëzish të përzgjedhurish, të cilët punuan në fushatë për qeverinë.
  8. Fondet publike për tërmetin, fatkeqët dy dimra i kaluan jashtë, dhe u bënë me shtëpi vetëm disa javë para zgjedhjeve.
  9. Do të hetohet dhe ajo që është qershia mbi tortë, do të hetohet spiunazhi modern. Në 2021 në këtë vend edhe njëherë rikthehen makthet e regjimit të para 90-tës.”, ka thënë Alibeaj.

Por do të hetohen dhe të dënohen organizatorët e gjithë këtij skandali? Apo edhe kjo çështje e dhunimit nga përpilimi i profileve të secilit prej votuesve duke përdorur të dhëna mbi prejardhjen, punësimin e votuesit apo familjarëve të tij, nëse ka marrë pjesë apo jo në votimet e shkuara dhe se si është deklaruar në të shkuarën do të mbetet në heshtje?

Ekzistenca e databazës dhunon standardet në shumë dimensione. Parimi i fshehtësisë së votës, i cili duhet të garantojë vetë ekzistencën e zgjedhjes me ndërgjegje si dhe parimi i ndarjes së shtetit nga partia është cënuar rëndë nga fakti që të dhënat në databazë dukshëm janë rrëmbyer nga institucione të tjera.

Parimi i barazisë në garë elektorale është dhunuar nga keqpërdorimi i burimeve publike nga ana e partisë në pushtet./Iconstyle.al

 

Etiketa: patronazhistetyuri kimzgjedhjet

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
Berisha mesazh Ramës nga Kukësi: Ke përdorur patronazhistët, te Kryeministria e kemi radhën

Berisha mesazh Ramës nga Kukësi: Ke përdorur patronazhistët, te Kryeministria e kemi radhën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.