Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Xhaçka dhe Tabaku përplasen në Këshillin e Integrimit: Nuk do të rrimë duarkryq

17:03 08/02/2022
Reading Time: 3 min lexim

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Integrimit Evropian, i cili bashkëdrejtohet nga Taulant Balla dhe Jorida Tabaku, ku ka qenë e pranishme dhe ministrja Olta Xhaçka. Në fjalën e saj, Olta Xhaçka tha se Shqipëria e ka dëshmuar se është një partner i rëndësishëm për BE-në, dhe se për momentin procesi i integrimit është bllokuar nga Bullgaria.

Olta Xhaçka

Shqipëria ka bërë hapa para në të gjitha kriteret, arritjet tona janë vlerësuar nga të gjitha vendet anëtare të BE. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë drejt anëtarësimit me të drejta të plota, Shqipëria i ka plotësuar kushtet për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare. Viti 2022 ka nisur me të njëjtin ritëm, me objektivin afatshkurtër, që brenda këtij viti të mbahen konferenca e parë ndërqeveritare, nuk do të rrimë duarkryq.

Tabaku tha se Shqipëria nuk mund të fshihet pafund pas vetos bullgare për Maqedoni, dhe duhet të bëhen më shumë hapa para sa i takohn luftës ndaj pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Jorida Tabaku

Stafi i Kuvendit, i sekretariatit ka bërë analizë të plotë dhe ka vënë re një mungesë të një vullneti politik për t’u angazhuar në këtë proces. E kuptoj që ky proces është peng i datave, tryezave, por ashtu siç e thash në mbledhjen e para 3 muajve duhet të bëjmë çdo gjë për të shkuar në atë datë. Me keqardhje vërej që kjo nuk ka ndodhur. Në raportin e paraqitur nga institucionet, dua të veçoj tre komponentë kryesor që lidhen me parakushtet dhe 9 kriteret për hapjen e negociatave. Kam vënë re që qeveria shqiptare ka raportuar për pastrimin e parave dhe luftën ndaj krimit, por nuk kemi asnjë rezultat konkret. Janë miratuar disa ligje rutinë në parlament, por nga pikëpamja e zbatimit, nuk kemi asnjë zhvillim. Në raportin e fundit të transparencës, Shqipëria u rendit e fundit në rajon. Duhet të kishim një dinamizëm të ri, nxitje të re për këtë proces. Nuk e shoh këtë në raportimin e qeverisë shqiptare, raportimi juaj lidhen me SPAK, prokurorët, me problem që s’janë nga ju. Korrupsioni nuk luftohet me plane të integritetit të Ministrisë së Drejtësisë. Një element tjetër janë kërkesat për azil jashtë vendit që për fat të keq 10 vitet e fundit janë 40% në total të aplikuesve. Unë vlerësoj marrëveshjet e arritura, por nuk shoh arritje konkrete. Është e rëndësishme për forcën politike që përfaqësoj reforma e plotë zgjedhore që lidhet me ndryshimet kushtetuese që kemi paraqitur. Megjithëse kemi filluar procedimin penal është fatkeqësi që KQZ u bllokua në parlament dhe s’kemi hetim real. Të gjitha rekomandimet e OSBE/OHDIR nuk kanë filluar të zbatohen. Unë dhe zoti Balla do të vlerësonim që ky këshill të ishte e përfshirë, se çfarë masash janë marrë, çfarë pune do të bëjnë. Ne duam që të jemi promotor në procesin e Integrimit. Mund të punohet për kapitullin e Reformës në Drejtësi, por është e kotë kjo reformë, ku në luftën ndaj korrupsionit nuk kemi sukses. Unë ju inkurajoj ju që të ulemi dhe të gjejmë një mënyrë që metodologjinë e re ta kthejmë në avantazh. Do të kisha dëshirë të fokusohemi në pushtetin lokal. Nga informacionet që kemi, në shumë prej bashkive nuk janë ngritur shtabet e integrimit. Kështu ndodh edhe në strukturat në ministri. Jam përpjekur gjatë gjithë kohës t’i ngre këto dyshime. Të gjithë kanë emëruesin e përbashkët: Vullnet politik. Ne nuk mund të fshihemi pas vetos së Bullgarisë, duhet të bëjmë punën tonë këtu, të ecim përpara dhe pavarësisht një date që ndoshta nuk është në dorën tonë.

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para
Çmimi i naftës, ja paralajmërimi i shoqatës së transportit urban

Çmimi i naftës, ja paralajmërimi i shoqatës së transportit urban

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.