Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vuçiq: Kosova po armatoset në mënyrë të paligjshme

10:00 25/01/2024
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, akuzoi fuqitë perëndimore për armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe opozitën e mediat pro opozitës në Serbi se janë në shërbim të këtyre fuqive.

Gjatë një veprimtarie në Beograd, ai tha se është duke menduar se “si të fillojnë hetime për armatosjen e të ashtuquajturës Forca e Sigurisë së Kosovës dhe atyre që po ndihmojnë në këtë armatosje, në kundërshtim me Rezolutën 1244. Dua të hetoj se kush e shkeli Kartën e Kombeve të Bashkuara, dhe si guxuan ta bëjnë atë … Po mendoj si të mos e sjell vendin në pozitë të vështirë dhe njëkohësisht të ruhet e drejta ndërkombëtare”, tha ai.

Më herët gjatë këtij muaji Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh.

“Kjo shitje e propozuar do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për qëndrueshmërinë politike dhe ekonomike në Evropë”, tha Departamentit të Shtetit, sipas të cilit shitja nuk do të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon.

Presidenti serb i cili e kishte cilësuar njoftimin “një zhgënjim të madh për Serbinë”, sulmoi mediat pro opozitare dhe opozitën në Serbi se “nuk duan t’ia dinë çfarë po i bëjnë të huajt dhe shqiptarët Serbisë”.

“Juve ju intereson se si ta ndëshkoni Serbinë, sepse disa serbë deshën t’i mbronin vatrat e tyre”, tha presidenti serb i pyetur nga gazetarët për ngjarjet në fshatin Banjskë në veri të Kosovës me 24 shtator të vitit të kaluar, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës duke vrarë një oficer dhe plagosur dy të tjerë.

Kosova e ka akuzuar Beogradin për organizmin dhe armatosjen e grupit, por Beogradi mohon të jetë përfshirë në të. Përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër Milan Radoiçiç, ish nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës, e cila është themeluar dhe mbështetur nga Beogradi.

Incidenti qe vlerësuar nga më të rëndët që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 duke nxitur shqetësimin e diplomacisë perëndimore për qëndrueshmërinë në rajon dhe thirrjet për vënien e autorëve para drejtësisë.

Autoritetet në Serbi e ndaluan Milan Radoiçiçin disa ditë pas sulmit nën akuzën “bashkim me qëllim të kryerjes së veprave kriminale, prodhimit, posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese, dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Por, ai u la më pas i lirë me kusht që të mos largohej nga Serbia, dhe iu ndalua të shkonte në Kosovë. Pas sulmit të 24 shtatorit policia e Kosovës gjeti një sasi të madhe armësh në fshatin Banjskë.

Presidenti serb tha se pjesëtarët e grupit kanë kryer vepra penale dhe do të përgjigjen, por “kur shoh për çfarë armësh flitet… ata thonë se kishte pistoleta, pushkë, raketa-hedhës dore. Epo, prisni… keni sjellë ‘Javelin’ të gjitha ilegalisht… Dhe nuk përgjigjeni. Mund ta bëni. Jeni të mëdhenj e të fuqishëm dhe keni shërbëtorët tuaj këtu (në Serbi) nga ata politik deri te ata medial…”, tha presidenti serb.

Në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth 5 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë.

Numri i trupave të NATO-s u shtua pas 24 shtatorit mes shqetësimeve të perëndimit se Rusia mund të provojë destabilizimin e Ballkanit për të shpërqendruar vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Pas sulmit diplomatët perëndimorë u vunë në përpjekje të reja për të përshpejtuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Nga Qeveria e Kosovës kërkohet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Qeverisë së Serbisë të përmbushë detyrimet që çojnë drejt njohjes de fakto të Kosovës. Beogradi ka theksuar se nuk do të zbatojë asgjë që çon në njohjen e Kosovës. /VOA

Etiketa: ArmatimeKosoveNATOVuciq

Të lidhura

Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona
Aktualitet

Fëmija 3 vjeç dëmtohet në çerdhe, nëna bën denoncimin

Një nënë ka denoncuar në polici se djali i saj 3-vjeçar është dëmtuar në zonën e qafës teksa ndodhej në...

10:40 15/05/2025
Dështim apo zgjidhje? Përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Dështim apo zgjidhje? Përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës mbledh sot për herë të 16-të deputetët e rinj, në një tjetër përpjekje për ta konstituuar përbërjen...

10:33 15/05/2025
Para
Gjykata e Apelit lë në fuqi masën “arrest shtëpie” për Sali Berishën

Gjykata e Apelit lë në fuqi masën “arrest shtëpie” për Sali Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Fëmija 3 vjeç dëmtohet në çerdhe, nëna bën denoncimin

10:40 15/05/2025
Dështim apo zgjidhje? Përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështim apo zgjidhje? Përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

10:33 15/05/2025
Samiti Europian në Tiranë, zbulohen temat që do të trajtohen

Samiti Europian në Tiranë, zbulohen temat që do të trajtohen

10:25 15/05/2025
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ 1500 forca policie në terren

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ 1500 forca policie në terren

10:00 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.