Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Marjus Demën, duke e lënë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Dema vrau shokun e tij Mehmet Qemën me armë zjarri te “5 maji” në orët e vona të datës 10 maj.
Ai akuzohet “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Vendimi i plotë:
Në ngjarjen e ndodhur më datë 10.05.2021, ora 23:30, në Tiranë, në rrugën “5 Maji”, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M.Q, autor i së cilës dyshohet shtetasi M.D, i cili u arrestua.
Në vijim në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me zëvëndësimin e masës së sigurimit për personin nën hetim M.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.
Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 ka vendosur:
-Për personin nën hetim M.D caktimin e masës “Arrest në burg”.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim M.D.
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 625 datë 27.07.2021 vendosi:
-Ndryshimin e vendimit Nr. . 757/1 Regj.Them , datë 12.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane
– Zëvëndësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 757 datë 15.05.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dukë caktuar si masë sigurimi” Arrest në shtëpi”..
Tiranë, 27.07.2021
Specialist i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median
Jonida Capo