21-vjeçari Aldi Rama, i cili ditën e djeshme vrau me armë zjarri nënkomisarin e Policisë Saimir Hoxha, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Mësohet se ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa gjendja e tij ishte e rëndë, që pasi u vetëplagos me armë.
Rama nuk iu bind thirrjeve të RENEA-s për t’u dorëzuar dhe për disa orë qëndroi i fshehur në një lagunë. Sipas policisë, ai ka qëlluar veten me armë dhe plumbi e ka kapur në anën e kokës, sipër veshit, duke e lënë me plagë të rënda. I riu u nis menjëherë në spitalin e Traumës, por mjekët nuk dhanë shpresa se ai mund të mbijetonte.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, kur tre efektivë të Policisë së lezhës, përfshirë edhe kreun e krimeve, po bënin kontrolle për kanabis në zonën e Kune Vain. Në mëngjesin e 28 shtatorit ata kishin bërë të mundur asgjesimin e afro 110 bimëve, por nuk kishin rënë ende në gjurmët e pronarit të parcelës.
Në kthim për nga parcela, punonjësit e policisë pikasën një makinë që po vinte drejt tyre dhe e kanë ndaluar për kontroll. Dy të rinjtë që isjin në makinë me Aldi Ramën kanë zbritur dhe nuk kanë bërë rezistencë, ndërsa ky i fundit qëlloi me armmë zjarri ndaj Saimir Hoxhës, duke i shkaktuar vdekjen.