Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrau fqinjin dhe i mori paratë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq Isuf Hasën

11:34 23/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim 64-vjeçarin Isuf Hasa, i akuzuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur më 13 janar të këtij viti në Shëngjergj të Tiranës, ku, sipas policisë, 81-vjeçari Xhemal Meta humbi jetën pasi u godit në kokë me një mjet të fortë, çekiç, nga fqinji i tij Isuf Hasa.

Hasa ka pranuar para prokurorisë se e ka goditur viktimën pas një grindjeje të shkaktuar nga konflikte të akumuluara ndër vite. Sipas 64-vjeçarit, arsyeja e përplasjeve ishin provokimet e viktimës, i cili shpesh i thoshte: ‘Nuk je burrë, rri 4 ditë në punë dhe nuk di çfarë bëhet me gruan tënde’. Pas debatit verbal, Hasa ka goditur viktimën dhe më pas i ka marrë nga trupi shumën e parave që ai mbante gjithmonë me vete, të lidhura në një qese në qafë.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin I.H për veprën penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen’ parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.258 të vitit 2025, u arrit të provohet se shtetasi I.H. shkaktoi vdekjen e fqinjit të tij, shtetasit Xh.M., i gjetur i pajetë në fshatin Shëngjin i Vogël në njësinë administrative, Shëngjergj të Tiranës më 13.01.2025.

Ekspertiza mjeko ligjore provoi se viktima humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të forta në kokë, të cilat u shkaktuan nga mjete të forta si çekiçi. Ndërsa autori, shtetasi I.H. i pyetur dhe ripyetur nga prokuroria, pranoi se goditi fqinjin e tij pasi kishin pirë kafen e mëngjesit pas mllefit të akumuluar prej kohësh, duke qenë se viktima i thoshte shpesh se nuk ishte burrë, pasi rrinte 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi, e nuk dinte çfarë bëhej me gruan e tij. Autori gjithashtu pranoi që mori edhe sasinë e parave që viktima mbante gjithnjë me vete të lidhura me një qese në qafë.

Për shkak të marrëdhënieve të afërta që ekzistonin midis tij dhe viktimës, shtetasi I.H. ishte në dijeni të faktit që viktima mbante gjithmonë një qese me vete të lidhur në qafë, ku gjendeshin paratë e tij dhe pasi kreu aktit e vrasjes u largua drejt shtëpisë së vajzës së tij në Vorë, ku la armën e krimit dhe sasinë monetare.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, dërgon në gjyq shtetasin I.H. për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen’ në dëm të viktimës, shtetasit Xh.M”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Etiketa: i mori paratëIsuf HasënProkuroria e TiranesVrau fqinjin

Të lidhura

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës
Aktualitet

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

Ermal Onuzi dha dorëheqjen nga posti i komandantit të Gardës së Republikës, ku ishte emëruar vetëm para 9 muajsh, më...

20:12 03/06/2025
Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 21-vjeçarin Aldi Neziri, i dyshuar si autori i plagosjes së një 15-vjeçari në...

19:31 03/06/2025
Para
Zhdukja e Jan Prengës/ Prokurorja e SPAK dorëzon prova të reja

Zhdukja e Jan Prengës/ Prokurorja e SPAK dorëzon prova të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

20:12 03/06/2025
Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

19:31 03/06/2025
Shoferin e autobusit e zë gjumi në timon, vdesin 11 pasagjerë dhe plagosen 17 të tjerë

Shoferin e autobusit e zë gjumi në timon, vdesin 11 pasagjerë dhe plagosen 17 të tjerë

19:13 03/06/2025
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine

18:52 03/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.