Bashkëshortja e autorit të vrasjes së 25-vjeçarit në Shkodër në një deklaratë për mediat ka rrëfyer momentin e konfliktit të bashkëshortit të saj me shtetasin Emiljano Ndou, cili mbeti i vdekur. Ajo ka treguar se konflikti ka nisur një javë më parë kur 25-vjeçari ka ardhur me motor me shpejtësi të madhe dhe ka xhiruar gomat pranë banesës së tyre.
Në atë moment, tregon Kodra, ka qenë djali i saj ai që ka dalë, duke i thënë 25-vjeçarit të ecë më me kujdes, pasi kjo është shtëpia e tij.
Por siç duket, 25-vjeçari e ka marrë si ofezë daljen e djalit të saj, duke i thënë më tej: se ai bën çfarë të dojë dhe ecën si të ketë dëshirë.
“Fillimisht ka ardhur rretherrotull duke xhiruar gomat e motorit afër shtëpisë. Ai ka qenë një djalë i lëvizur shumë, por se ka pasur diçka me vajzat absolutisht jo. Ai ka një shok këtu, komshi i joni. Ka ardhur me motor pranë shtëpisë, por në atë moment ka dalë djali dhe i ka thënë ec më ngadalë. Ai i është kthyer djalit duke i thënë se eci sa të dua dhe ku të dua. Sikur ai të jetë një trim i madh”, u shpreh ajo.
Gruaja ka rrëfyer më tej se pasi ajo doli ata u ndanë dhe e lanë konfliktin me aq. Sipas saj, ditën e djeshme, 25-vjeçari është rikthyer përsëri dhe i ka thënë djalit se çfarë kishe atë natë, duke shtuar se djali i saj i është përgjigjur se ajo natë kaloi dhe tashmë nuk kishte më asgjë mes tyre.
“Mbrëmë ka ardhur dhe i ka thënë djalit se çfarë ke pas atë natë. Djali i ka thënë se u krye ajo punë, a u morëm vesh bashkë. Pastaj, si për të mos mjaftuar kjo, e ka sharë djalin me gjithë robt dhe ka qëlluar ndaj tij”, tha ajo.
Ajo ka thënë se pas asaj që ndodhi djali i saj ka hyrë në shtëpi dhe ka folur me vëllanë që ka në Francë dhe ka qenë e motra ajo që e ka dëgjuar dhe më pas e ka rrëfyer ngjarjen tek ajo.
“Ka hyrë Brenda pastaj djali dhe ka fol me të vëllain që ka në Francë, në këtë moment e ka ndjerë vajza. Pastaj vajza pasi ka dëgjuar bisedën ka ardhur dhe më ka thënë se është kapur Valentini me dikë. E pyeta djalin se më ke je ngatërruar më tha se jam ngatërruar me dikë. E pyeta po si ishte puna, më tha më ka sharë dhe më ka gjuajtur. Më tha se këtë punë e mbylli unë dhe doli e iku, pastaj se kam parë më”, tregoi gruaja.
Ajo theksoi se bashkëshortit i takoi krejt rastësisht të bisedonte me të rreth konfliktit, pasi ata u takuan në një lokal të fshatit.
Mirëpo, sipas saj, 25-vjeçari ka vepruar në të njëjtën mënyrë, duke sharë dhe qëlluar 47-vjeçarin.
“Burrit i ra me u marrë vesh me këtë 25-vjeçarin, por ai ka sharë edhe burrin, duke bërë të njëjtën sjellje. Burri është takuar me të tek lokali dhe se ka telefonuar”, tha ajo.
Ngjarja në Fushë- Mëzez/ Nëna zbardh detajet nga plagosja e 15 – vjeçarit
Janë zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e shkuar në Tiranë ku mbeti i plagosur një 15-vjerçar. Ishte...