Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja në Elbasan, Veliu: Grupi hetimor po punon, ja çfarë është zbuluar deri më tani

13:14 22/04/2021
Reading Time: 4 min lexim

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me Prokurorin e Rrethit, dha një konferencë për shtyp lidhur me krimin e ndodhur në Elbasan. Mes të tjerash, Veliu tha: “I vetmi institucion që është përgjegjës për kontrollin e territorit është vetëm Policia e Shtetit. Kodi Zgjedhor normon detyrimet e subjekteve partiake, nuk është përcaktuar asnjë nen dhe asnjë gërmë krijimi i strukturave paralele.

Policia e Shtetit dhe ajo e Elbasanit janë një. Ne kemi detyrim ligjor dhe detyrimi nuk nis sot, deri më dje, s’ka pasur raste të evidentuara të dhunës. Kemi planin gati dhe kapacitetet për të menaxhuar çdo lloj situate.

Grupi hetimor është këtu, po punojmë me të gjitha kapacitetet dhe forcat në terren, po bëjmë punën për kapjen e personave që janë shpallur në këkrim. Shpresojmë që me punën që do të bëhet pse jo edhe këta persona të përgjigjen për atë që prokuroria dyshon për ta. Policia është e angazhuar, ne i kemi të gjitha kapacitetet. Policia s’ka nevojë për frustrim dhe stres, por për mbështetje. Nuk kemi nevojë për intimidim. Nëse prokurorët kanë pika që duan të japin informacion, le të flasin. Ka ardhur një njoftim për prezencën e tri furgonave që tri mjete po kryenin veprime dhe që ishin të armatosur”.

Njoftimi:

“Sot, më datë 22.04.2021, shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të hetimit në lidhje me procedimin penal nr. 477 të vitit 2021, ekzekutuan urdhrat e ndalimit për shtetasit:

Arbër Paplekaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim;

Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim.

U shpall në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”

Nga tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme ka rezultuar se:

Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, janë njoftuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nga shtetasi Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurinë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan, së në rrugën ”Lef Nosi”, në qytetin e Elbasanit, kishte një incident me disa persona.
Nga ana e Policisë është vlerësuar informacioni dhe menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë një patrullë e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe dy zv.drejtorët e Policisë së qarkut, ai i Hetimit dhe ai i Sigurisë.

Në vendngjarje, shtetasi Arjan Hoxha është shkëputur nga grupi i personave që e shoqëronin
dhe ka komunikuar me punonjësit e Policisë, duke u thënë se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, për të cilin pretendonin se po kryente veprime për blerje votash për një subjekt politik.

Po kështu grupi i personave të ndaluar kanë bllokuar qarkullimin e automjetit fuoristradë ML
të drejtuar nga shtetasi M. G., duke i prerë rrugën, marrë çelësin e automjetit. Ndaj këtij shtetasi dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme të heqjes së paligjshme të lirisë, nëpërmjet dhunës të kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Arjan Hoxha ka qenë i shoqëruar nga shtetasit Arbër Paplekaj, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa dhe Nuredin Kasma, pjesa më e madhe e të cilëve janë ish-ushtarakë dhe ish-punonjës policie dhe nuk janë banorë të qarkut Elbasan.

Gjithashtu këta shtetas kanë deklaruar se janë vullnetarë të mbrojtjes së votës për Partinë Demokratike. Ata qarkullonin me tre furgonë të bardhë dhe të loguar me siglën e kësaj force politike.

Pas mbërritjes së forcave të Policisë, konflikti i nisur më parë u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë ka mbetur i varrë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe punonjësja e policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, Xh. S.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 gëzhoja të kalibrave 9 dhe 11.1 milimetra, 4 predha, tre furgonë me logo të subjektit politik Partia Demokratike, automjeti fuoristradë ML pa targa dhe një automjet tjetër tip Benz, 11 telefona celular, pamje filmike etj.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale shtetasit Arbër Paplekaj i është sekuestruar edhe një armë zjarri e tipit “Glock” .

Nga këqyrja e automjetit tip ML Benz pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës.

Këto prova po i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nga grupi i posaçëm hetimor vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Policia e Shtetit do vijojë me forcën e ligjit për të mbajtur nën kontroll të plotë territorin, do të reagojë ligjërisht dhe proporcionalisht ndaj kujtdo që kërcënon, intimidon apo shkel ligjin dhe do të krijojë të gjitha kushtet që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.

Etiketa: ardi veliupolicia e shtetit

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para

Blushi: Koha e zgjedhjeve të standardeve të Shijakut ka përfunduar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.