Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e shqiptarit në Itali, viktima i kishte 5000 euro borxh autorit

09:38 09/08/2024
Reading Time: 2 min lexim

Artur Cerria, 37 vjeç, shqiptar; ky është personi i vendosur në pranga nga Policia italiane për vrasjen e bashkëkombasit të tij Dritan Idrizi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tavullia, atje ku Cerria, punonte si marangoz dhe kishte hapur edhe një kompani interneti. Por pse nisi sherri mes shqiptarëve?

Sipas mediave të huaja, sherri ka nisur për një makinë. Një kamarier 28-vjeçar dhe një punëtor 54-vjeçar i një dyqani makinash, të dy shqiptarë me banim në San Giovanni in Marignano, të cilët kishin shoqëruar viktimën në Tavullia për të marrë një shumën e 5000 eurove për një makinë. Mosmarrëveshja mes tyre solli përplasjen e dy grupeve në Tavullia, por plagët e marra nga një thikë i kushtuan jetën 38-vjeçarit Idrizi.

Cuedari Gili, 28 vjeç, kamarier dhe Admir Shoshari , 54 vjeç, mekanik nga San Giovanni in Marignano, bashkë me Idrizin shkuan në shtëpinë e Cerrisë për të mbledhur 5 mijë euro për punën në makinën e viktimës. Me vete kishin shkopinj dhe çekiçë. Nga dritarja bashkëshortja e Cerrisë, një 36-vjeçare shqiptare, e cila zbriti për të folur me shqiptarët.

“Ne nuk flasim me femra, duam të flasim me meshkujt, duam Arturin,”- ishte përgjigja.

Në këtë moment klima u bë e nxehtë dhe të tre filluan të sulmojnë gruan para syve të djalit të saj duke e goditur disa herë me shkop. Cerria mbërriti më pas dhe, i pyetur më pas nga hetuesit, tha se kishte vepruar për të mbrojtur gruan. Idrizi i dha një goditje në shpatull dhe Cerria rrëmbeu një thikë që e mbante si unazë çelësi. Ai tha se e kishte goditur me thikë Idrizin në bark dhe në zemër. Por përplasja nuk mbaroi pasi dy nga tre burrat vazhduan të sulmonin gruan derisa djali i saj shtyu njërin nga sulmuesit, duke i hequr nga duart shkopin me të cilin po i dhunonte të ëmën. Si djali, ashtu edhe gruaja pësuan plagë dhe lëndime të shumta. Cerria tha se ai vetë thirri policinë ndërsa ata që i sulmonin bërtisnin: Vritini, vritini të gjithë.

I riu, Dritan Idrizi pasi u godit 3 herë me thikë, u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi që t’i mbijetonte dot plagëve të marra. Në përleshjen e dhunshme të paktën katër persona të tjerë u plagosën dhe u transferuan në urgjencën e Pesaros. Tashmë spitali ruhet nga Policia nga frika e hakmarrjes nga miqtë dhe familjarët e viktimës. Këta të fundit kanë pasur përplasje edhe me mjekët pasi kanë dashur që të shohin trupin e të afërmit të tyre dhe kanë tentuar të futen në morg; por janë qetësuar nga karabinierët, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë. 38-vjeçari, sipas ekspertizës paraprake, kishte mbërritur tashmë në gjendje kome në spitalin Cattolica.

Etiketa: Dritan Idrizi

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para
Dështimi i ISHP! Bregdetet dhe plehrat “vatër” për përhapjen e “Ethet e Nilit”

Dështimi i ISHP! Bregdetet dhe plehrat “vatër” për përhapjen e “Ethet e Nilit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.