Vrasja e shqiptarit ditën e djeshme në nëj burg grek ka bërë jo pak bujë. Viktima Arbër Baku ka marrë 17 goditje me thikë dhe sipas mjekur ligjor ai është goditur në qafë dhe trup.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në burgun e Koridallos, ndërsa shqiptari akuzohet edhe si nxitësi i vrasjes së avokatit Zafiropoulos. Prej nga edhe mendohet se është një hakmarrje për vrasjen e avokatit, shkruan “zougla.gr”.
Për ngjarjen ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë, e cila është shprehur se tashmë është identifikuar autori i vrasjes, mirëpo policia hedh dyshime edhe për përfshirjen e një personi të tretë në të.
Ky është një grek i cili “nuk ka asnjë lidhje me veprën penale të shqiptarëve “, tha një zyrtar i sigurisë.